KOK organizoi Forumin e parë për Vajzat Lidere në Sport, mori pjesë edhe ministrja Dumoshi

E hënë,  09 mars 2020

Komiteti Olimpik i Kosovës ka organizuar sot Forumin e parë për Vajzat Lidere në Sport, i cili u mbajt në kuadër të festës së 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Pjesëmarrëse ishte edhe ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, si dhe dhjetëra femra lidere të federatave sportive në Kosovë, të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, trajnere, sportiste etj.

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti, Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, duke uruar femrat për 8 Marsit, folën për barazinë gjinore, e cila mbetet një ndër top-prioritetet e KOK-ut.

“Çdo herë për 8 mars do të organizohet një forum i tillë dhe besoj se forum do të marrë një karakter ndërkombëtar. Sporti mbetet një platformë e fuqishme dhe besoj se do të jemi shembull i mirë për barazinë gjinore. Në statutin e KOK-ut e kemi përfshirë që së paku shtatë femra të jenë në Bordin Ekzekutiv, ndërsa teorikisht ekziston mundësia me qenë 10 meshkuj me 7 femra. Nëse ju do të jeni të angazhuara mundësia është me qenë 9/8”, tha ndër të tjera presidenti Hasani.

Edhe ministrja Dumoshi shprehu përkrahjen e MKRS-së për përfshirjen e vajzave në sport.

“Vajzat në Kosovë ka rol të rëndësishëm në sport. Unë si ministre do të jem e suksesshme vetëm falë bashkëpunimit të ngushtë që do ta kemi, si dhe për mbështetjen e klubeve, sepse është bërë një farë dallimi mes klubeve të meshkujve dhe femrave. Kosovën do ta qesim në planin e parë të sportit dhe rinisë. Ky  është vit Olimpik dhe Kosova në Lojërat Olimpike Tokio 2020, do të përfaqësohet me shumë femra”, tha ndër të tjera ministrja Dumoshi, e cila përmendi edhe infrastrukturën sportive si njërën nga prioritetet e MKRS-së.

Në Forumin e mbajtur në Hotel Sirius u debatua për orientimet dhe strategjinë e përfshirjes së barabartë të vajzave në sport dhe në udhëheqje të sportit për të dy gjinitë!

Gjatë diskutimeve të frytshme, vajzat duke vlerësuar lart forumin e organizuar,  folën për sfidat, idetë dhe format e bashkëpunimit, se si mund të fuqizohet roli i femrës në sport dhe po ashtu të rritet pjesëmarrja e vajzave në sport.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: