KOK dhe SHGSK organizojnë edicionin e tretë të Konferencës “Sporti dhe Media”

E martë,  24 dhjetor 2019

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve Sportivë të Kosovës organizon edicionin e tretë të konferencës “Sporti dhe Media”.

Konferenca do të mbahet më 26 dhjetor 2019 (e enjte) në sallën Orion, e cila ndodhet përballë kinemasë ABC (përmbi Maxi Market), me fillim prej orës 11:00.

Konferenca zhvillohet në formë panelesh, në njërën anë drejtuesit e sportit dhe në anën tjetër gazetarët sportivë.

Nga drejtuesit e sportit, krahas përfaqësuesve të lartë të federatave sportive, në panel do të jenë edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj, si dhe përfaqësues të lartë të federatave sportive në Kosovë.

Në panelin e mediave, krahas drejtuesve të SHGSK-së dhe mediave vendore, do të jenë edhe Dëfrim Methasani, gazetar shumëvjeçar i Radio Televizionit Shqiptar, si dhe Faton Zylbehari, zëdhënës i Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe KF Shkëndija.

Temat që do të diskutohen janë: Sfidat e sportit me mediat dhe anasjelltas, hapësira mediale e aktiviteteve të federatave në mediat tona, hapësira mediale e sportit të Kosovës në Shqipëri dhe Maqedoni dhe anasjelltas, lajmet “Fake neës” dhe “Copy-Paste”, gjetja e formave më të mira të bashkëpunimit në mes komunitetit të sportit dhe medias; strategji për zhvillimin e sportit, etj.

Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejt nga agjencia e lajmeve Kosova Press dhe faqja zyrtare e KOK-ut në Facebook.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: