Certifikohen trajnerët e shenjëtarisë, në kursin e nivelit D, të mbështetur nga KOK-ut
Ka përfunduar me sukses trajnimi për trajnerë të shenjëtarisë sportive, niveli D, i mbështetur financiarisht nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Të gjithë trajnerët pjesëmarrës, janë certifikuar sot, pas ligjërimit katër ditësh të ekspertëve ndërkombëtarë, Ahmed Seif Eldin Daoud nga Egjipti dhe Snjezhana Pejçiq nga Kroacia.
Në ceremoninë e dorëzimit të certifikatave dhe licencave, ishte edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.
Krahas vijuesve nga Kosova, vijues të kursit ishin edhe trajnerë nga Shqipëria.