Certifikohen administratorë të rinj në kursin për administratorë sporti
Ka përfunduar me sukses kursi i radhës për administratorë sporti, i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Kursi u vijua nga pjesëmarrës të ndryshëm të federatave sportive Olimpike.
Ligjërues të rregullt ishin: Besim Hasani Besim Hasani (MEMOS XVIII) drejtor i programit për kurse/Solidaritet Olimpik-Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Iber Alaj (MEMOS XIX) SO-KON/drejtor programi, Elda Gjoka (MEMOS IX) drejtoreshë e kursit kombëtar, licencuar gjithashtu nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, kurse për Hulumtimin Shkencor: “Lartësia e trupit në raport me parametrat tjerë Antropometrik për popullatën në Kosovë”, ligjëroi PHD Fitim Arifi.
Kursi i mbajtur për dy ditë radhazi në Hotel Sirius në Prishtinë, u zhvillua nën respektimin e masave për mbrojtjen nga pandemia Covid 19.