KOK nënshkroi memorandum bashkëpunimi me RTK-n për Lojërat Evropiane Minsk 2019

E enjte,  16 maj 2019

Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar të enjten memorandum bashkëpunimin me Radio Televizionin e Kosovës për Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019.
RTK do të ketë ekskluzivitetin e transmetimit të Lojërave Evropiane Minsk 2019 për territorin e Kosovës. Krahas transmetimit të mundësuar nga KOK-u, RTK do të krijojë hapësirë publicitare për KOK-un, para, gjatë dhe pas Lojërave.
Në emër të KOK-ut, kontratën e nënshkroi presidenti Besim Hasani, ndërsa për RTK-në, drejtori i përgjithshëm, Ngadhënjim Kastrati. Të pranishëm në takimin e mbajtur në RTK ishin edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar  Haxhijaj dhe drejtori i Televizionit, Lorik Arifaj.
Presidenti Hasani, duke uruar drejtorin Kastrati për postin e marrë javë më parë, theksoi se bashkëpunimi me RTK-n daton prej vitesh, derisa ai pritet të thellohet edhe më shumë.
“Së bashku me drejtorin Kastrati nënshkruam një memorandum të bashkëpunimit, i cili precizon mënyrat e bashkëpunimit për Lojërat Evropiane Minsk 2019. Kosova do të marrë pjesë me një numër të madh të sportistëve, për çka edhe pritshmëritë për të fituar medalje janë të larta. Konsideroj se ky është vetëm hapi i parë, pasi ne synojmë që këtë bashkëpunim ta zgjerojmë edhe në të ardhmen, sepse kemi planin strategjik dhe planin e marketingut, të cilët janë mjaft atraktivë për një bashkëpunim afatgjatë”, theksoi ndër të tjera presidenti Hasani.
Nga ana e tij, Ngadhënjim Kastrati, pasi falënderoi drejtuesit e KOK-ut për memorandumin, foli për rëndësinë që ka ky memorandum për gjithë shikuesit e RTK-së.
“Ky memorandum iu jep mundësi RTK-së dhe shikuesve tanë që të shohin Lojërat Evropiane Minsk 2019. RTK nga vendi i ngjarjes do t’ju ofrojë gjithçka çfarë do të ndodh në Minsk. Këto Lojëra janë mjaftë tërheqëse për shikuesit, andaj besoj se ky bashkëpunim me Komitetin Olimpik do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke ditur rëndësinë që ka ky institucion dhe atë që përfaqëson”, deklaroi ndër të tjera Kastrati.
Deri më tani lista e garuesve të ekipit të Kosovës ka shkuar në 9, ndërsa në ditët në vijim pritet edhe konfirmimi për tre boksierë.
Lojërat Evropiane Minsk 2019 mbahen prej 21-30 qershor të këtij viti në kryeqytetin e Bjellorusisë.



Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]