KOK dhe MKRS nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi, iu bëjnë thirrje ATK-s për zbatim të Ligjit për Sponsorizim

E mërkurë,  03 prill 2019

Ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, i shoqëruar nga këshilltari për Sport, Daut Thaqi, ka vizituar të mërkurën Komitetin Olimpik të Kosovës, me ç’rast është nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes MKRS dhe KOK-ut për vitin 2019.
Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, e ka vlerësuar lartë mbështetjen e vazhdueshme të MKRS për KOK-un, si dhe për federatat dhe sportistët përmes nënshkrimit të memorandumeve.
“Nënshkrimi i memorandumit mes MKRS dhe KOK ka rëndësi të jashtëzakonshme për ne, sepse plani strategjik dhe realizimi i objektivave strategjike duan edhe mbështetje financiare. I premtoj ministrit dhe Lëvizjes Olimpike se KOK do të angazhohet maksimalisht në arritjen e të gjitha objektivave të saja strategjike. Ne kemi mbështjetje edhe nga komuniteti i biznesit, andaj plani ynë është të dominojë në të ardhmen mbështetja e biznesit me përqindje edhe më të lartë”, deklaroi presidenti Hasani.
Ministri Gashi, duke shprehur kënaqësinë e të qenit në zyret e KOK-ut, rikonfirmoi mbështetjen e madhe që ka për Lëvizjen Olimpike dhe gjithë federatat tjera.
“Jam këtu më shumë për të dhënë një mesazh mbështetje dhe përkushtimi si qeveri dhe organizatat tjera sportive, që janë pjesë e KOK-ut. KOK është ombrella e sportit në Kosovë dhe jemi të lumtur që kemi një lidership shumë të përgatitur dhe që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme vitin e kaluar, dhe me siguri të lartë e them se viti 2018 ishte më i suksesshmi, ku sportistët vendit tonë i sollën rreth 100 medalje. MKRS ka rritur mbështetjen për organizatat sportive prej 1.4 milionë Euro sa ka qenë në vitin vitin 2017 në 3.2 milionë Euro për vitin 2019”, u shpreh ministri, duke vlerësuar lart edhe arritjet në sportet ekipore.
Presidenti Hasani dhe ministri Gashi, i bënë thirrje së bashku Administratës Tatimore të Kosovës, që ta zbatojnë Ligjin për Sponsorizime, si dhe gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që Ligjin për të Ardhurat në Korporata ta harmonizojnë me Ligjin për Sponsorizime, në mënyrë që t’i krijojnë hapësirë më të madhe investimeve të biznesit në sport.
Të dy palët u dakorduan që të harmonizohet Ligji për Sport, bazuar në zhvillimet që po ndodhin në Lëbizjen Olimpike Botërore dhe sportin në përgjithësi.
Ministri zbuloi edhe lajmin e mirë për çështjen shumë të përfolur të ndërtimit të Qendrës Nacionale të Xhudos, duke theksuar se bashkarisht me Federatën e Xhudos së Kosovës janë duke shikuar mundësinë e një tjetër alternative të gjetjes së lokacionit për ndërtimin e kësaj qendre, pasi sipas tij, pritjeve të shumta të organeve komunale të Pejës u ka ardhur fundi.
Ministri i dha një lajm të mirë edhe Komitetit Olimpik të Kosovës, për të cilët theksoi vendimin e MKRS që KOK ta shfrytëzojë edhe një kat të objektit të Shtëpisë së Sportit, në mënyrë që të ketë hapësira më të mëdha të punës. Sipas tij, Departamenti i Sportit në MKRS do të zhvendoset në një objekt tjetër.


 



Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]