Parisi do të mirëpres turneun kualifikues evropian të boksit për LO Tokio 2020

E mërkurë,  03 mars 2021

Kryeqyteti i Francës, Parisi, është zgjedhur vendi mikpritës i turneut kualifikues evropian të boksit për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Turneu ishte dashur të mbahej në mars të vitit të kaluar në Londër të Britanisë së Madhe, por ishte ndërprerë në gjysmë shkaku i pandemisë Covid 19.

Për shkak të përhapjes së pandemisë në Londër në muajt e fundit, Task Forca e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, e cila organizon garat kualifikuese të boksit, vendosi të zëvendësojë Londrën me Parisin.

Turneu do të mbahet prej 4 deri më 8 qershor 2021 dhe do të vazhdojë aty ku ishte ndërprerë. Nga ekipi olimpik i Kosovës në boks, në garë për kualifikim ka mbetur vetëm Donjeta Sadiku, kategoria 60 kilogramë. Ajo në raundin e parë kishte mposhtur gjermanen Maya Kleinhaus, duke u kualifikuar në 16 garueset më të mira. Në 1/8 e finales do të përballet me suedezen, Agnesa Lexiussion.  Për të fituar normën olimpike, Sadikut i duhet të zë njërën nga gjashtë pozitat e para.

Javë më parë, Task Forca e KON-it anuloi turneun botëror kualifikues për Tokio 2020, i cili ishte paraparë të mbahej pikërisht në Paris.

Lojërat Olimpike Tokio 2020, të shtyra për një vit, do të mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]