Donjeta Sadiku shpreson t’i realizohet ëndrra në Paris për kualifikim në LO Tokio 2020

E mërkurë,  02 qershor 2021

Donjeta Sadiku ka udhëtuar drejt Parisit të Francës, ku prej 4 deri më 8 qershor 2021 mbahet turneu kualifikues i boksit për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Në fakt, turneu i njëjtë kishte filluar në Londër, në mars të vitit të kaluar, ishte ndërprerë në gjysmë shkaku i pandemisë Covid 19, ndërsa do të vazhdojë në kryeqytetin francez.

Sadiku, është garuesja e vetme nga Kosova që ka mbetur në garë për kualifikim. Ajo kishte mposhtur gjermanen, Maya Kleinhans, në raundin e parë të kategorisë deri në 60 kg.

Në raundin e dytë do të takohet të premten ndaj suedezes, Agnesa Lexiussion. Nëse shënon fitore, i duhet që edhe njërën nga dy luftërat e ardhshme ta fitojë për të siguruar normën olimpike.

“Kundërshtaren e njoh (Lexiussion) dhe ajo më njeh mua. E kam përgatitur meçin dhe mendoj se jam përgatitur mirë dhe besoj në fitore”, thotë Sadiku për Komitetin Olimpik të Kosovës.

“Përgatitjet që i kam bërë në javët e fundit, më japin motiv shtesë se do të realizoj ëndrrën për t’u kualifikuar në LO Tokio 2020”, shton nënkampionia e botës 2015 për të reja, dhe kampionia e Evropës 2016 për juniore.

21-vjeçarja në muajt e fundit zhvilloi përgatitje në Finlandë dhe në Sofje të Bullgarisë. Në Tampere të Finlandës u përgatit me Mira Potkonenn, medaliste e bronztë olimpike Rio 2016, ndërsa në Sofje me medalisten evropiane dhe botërore, Stanimira Petrova. Shpenzimet e përgatitjeve në Sofje iu mbuluan nga KOK-u.

“Përgatitjet më kanë ndihmuar shumë. Bullgarja Petrova e ka stilin e njëjtë me kundërsharet në Paris. Edhe përgatitjet e Finlandës ishin të mirëseardhura, të cilat më dhanë përvojë shtesë”, thekson Sadiku.

Ajo falënderon trajnerët e saj, Besim Brahimin e Marjolla Sallaukën, që ishin vazhdimisht afër saj.

“Besoj se nuk do t’i zhgenjejë dhe do t’ua shpërblej mundin që e kanë bërë me mua”.

Edhe trajneri Brahimi ka besim se Donjeta do të arrijë të fitojë ‘biletën’ për Tokio 2020.

Nëse Sadiku fiton normën olimpike, do të bëhet sportistja e 11-të e ekipit olimpik të Kosovës, që do të përfaqësojnë vendin tonë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ndërsa e shtata me normë.

LO Tokio 2020 mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021 në Tokio të Japonisë.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]