Distria Krasniqi bindshëm e para në botë dhe renditjen Olimpike, Loriana Kuka ngritet për shtatë pozita

E premte,  15 janar 2021

Suksesi i madh i shënuar në Mastersin e mbajtur këtë javë në Doha të Katarit, ka bërë që ekipi Olimpik i xhudos të shënojë ngritje të madhe në renditjen e re Olimpike të publikuar sot nga Federata Ndërkombëare e Xhudos.

Kosova fitoi katër medalje dhe një vend të shtatë, nga po aq garues sa morën pjesë.

Me medaljen e artë, Distria Krasniqi është bindshëm e para në kategorinë deri në 48 kilogramë, duke quar në 8915 numrin e pikëve, 1720 pikë më shumë se sa vendi i dytë.

Ngritjen më të madhe me pozita e ka bërë medalistja e bronztë, Loriana Kuka. Ajo nga vendi 12 kaloi në të pestin me 4713 pikë, kategoria –78 kg.

Ngritje për nga një pozitë kanë bërë edhe dy medalistet tjera të bronzta nga kjo garë, kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi dhe kampionia e Evropës 2018, Nora Gjakova. Majlinda tani është e pesta me 5052 pikë në kategorinë -52 kg, ndërsa Nora e katërta me 5190.

Akil Gjakova që zuri vendin e shtatë në kategorinë -73 kg, mbeti në pozitën e njëjtë (10), por që tani ka 3915 pikë.

“Kosova vazhdon të mahnisë me katër medaljet e Mastersit. Krahasuar me numrin e pjesëmarrësve, është padyshim një nga vlerat më të mira për ekipin e tyre. Puna e bërë nga përzgjedhësi Driton Kuka është një model i llojit të vet”, ka shkruar sot Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Të pesë xhudistët ndodhen brenda normës Olimpike Tokio 2020.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]