LOJËRAT OLIMPIKE TOKYO 2020

Shteti Japoni
Data e Lojërave 23 korrik - 08 gusht
2021

Lojërat e XXXII Olimpike Verore mbahen në Tokio të Japonisë, prej 23 korrik – 8 gusht të vitit 2021. LO Tokio 2020 ishin paraparë të mbahen në verën e vitit 2020, por shkaku i pandemisë Covid 19 u shtynë për vitin 2021. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosi që përkundër shtyrjes për një vit, Lojërat Olimpike të vazhdojnë të quhen “Tokio 2020”.

Për Ekipin Olimpik të Kosovës do të jenë Lojërat e dytë Verore, pas debutimit në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Në Rio 2016 Kosova mori pjesë me tetë sportistë, prej të cilëve dy me normë olimpike. Debutimi u kurorëzua me medaljen e artë të xhudistes Majlinda Kelmendi.

Në LO Tokio 2020, Kosova synon të ketë 12 sportistë, prej tyre tetë ose nëntë me normë olimpike.

 

SI KUALIFIKOHEN SPORTISTËT TANË NË LO TOKIO 2020?

Ekipi Olimpik i Kosovës ka mënyra të ndryshme të kualifikimit. Në disa sporte, si në xhudo dhe karate, kualifikimi sigurohet përmes renditjes Olimpike. Në karate ka edhe një mundësi të fundit përmes turneut kualifikues botëror.

Në sportet tjera si mundje, boks, not, shenjëtari, shigjetari, etj, kualifikimi sigurohet përmes garave të vlefshme për normë olimpike, si kampionati botëror, kampionati evropian, apo turnet kualifikues.

Koha e kualifikimit për LO Tokio 2020 përfundon më 30 qershor 2020.

 

FTESAT NGA KOMISIONI TRE PALËSH

Krahas normave olimpike që duhet siguruar sportistët tanë, një mundësi tjetër e artë janë edhe ftesat, të cilat vijnë nga Komisioni Tre-Palësh në përbërje: Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON/IOC), Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Asociacioni i Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore (ASOIF).

KOK ka dërguar në këtë komision listën prej gjashtë sportistëve në përbërje: Donjeta Sadiku e Patriot Behrami (boks), Herolind Nishevci e Fortesa Orana (karate), Drilon Ibrahimi (shenjëtari sportive) dhe Fatih Karabaxhak (pingpong).

Ftesa për ndonjërin prej sportistëve të lartpërmendur mund të vije, vetëm nëse ndonjëri prej sporteve përkatëse nuk siguron paraprakisht normë olimpike.

 

FTESAT PËR UNIVERZALITET

Krahas normave olimpike dhe ftesave nga Komisioni Tre-Palësh (KON, ANOC dhe ASOIF), Komitetet Olimpike Kombëtare marrin ftesa edhe për sportet e atletikës dhe notit, të cilat vlerësohen si sporte mbretërore. Këto ftesa vijnë zakonisht për vendet, sportistët e të cilave nuk sigurojnë normë olimpike.

Komiteti Olimpik i Kosovës pritet të pranojë dy ftesa të tilla, nga një për secilin sport, nëse deri më 30 qershor, nuk sigurohet ndonjë normë olimpike nga atletika ose noti.

Ftesat e tilla quhen “ftesa të univerzalitetit”.

 

FAKTE PËR LO TOKIO 2020

Në LO Tokio 2020 do të marrin pjesë 11.090 sportistë të 206 Komiteteve Olimpike Kombëtare.

Kryeqyteti i Japonisë, Tokio, do të organizojë për herë të dytë Lojërat Olimpike Verore, pas atyre të vitit 1964.

Tokio ishte zgjedhur organizatore edhe në vitin 1940, por që Lojërat u anuluan shkaku i Luftës së Dytë Botërore.

Maskota e Tokio 2020 do tw quhet Miraitova.

Lajme nga LOJËRAT OLIMPIKE TOKYO 2020

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: