U mbyllën Lojërat e dyta Mesdhetare në Rërë Patra 2019
Me ceremoninë mbyllëse të mbajtur në stadiumin me rërë të Patras, janë mbyllur mbrëmë edhe zyrtarisht Lojërat e dyta Mesdhetare në Rërë, Patra 2019.
Flamurin e Kosovës në parakalim e mbajti notari Arti Krasniqi.
Prej 25 deri 31 gusht në Patra të Greqisë 26 shtete morën pjesë në 10 sporte të ndryshme.
Krahas notarit Krasniqi, Kosova u përfaqësua edhe me dy ekipe në beach volley.
Arti doli i katërti nga 16 pjesëmarrës në disiplinën 5 kilometra në ujëra të hapura. Ekipi i meshkujëve në beach vollej shënoi një fitore ndaj Andorrës, ndërsa u mposhtë nga Portugalia dhe Greqia, për të përfunduar në mesin e 12 ekipeve nga 16 sosh.
Ekipi i femrave pësoi dy humbje nga medalisti i artë Franca 1 dhe Sllovenia.