Notari Arti Krasniqi synon ta përfaqësojë denjësisht Kosovën në Patra 2019

E premte,  23 gusht 2019

Notari Arti Krasniqi ka lënë Gjermaninë për të përfaqësuar vendlindjen e tij, Kosovën.
20-vjeçari, që prej vitesh garon kryesisht në ujëra të gjata, që nga e mërkura ka marrë edhe zyrtarisht të drejtën për të përfaqësuar vendin tonë në gara ndërkombëtare.
Në qershor të këtij viti, Arti u bë kampion i Gjermanisë në disiplinën 10 kilometra, kurse për disa vjet fiton Maratonën e Notit Kosova 2019, në distancë 4.2 kilometra.
“Ka 2-3 vjet që kam filluar të mendojë të vijë të garojë për Kosovën, ndërsa kjo mundësi erdhi tani. E kam pasur edhe pasaportën e Kosovës. Për Gjermaninë kam garuar deri në junior, ndërsa me Kosovën do të garojë për seniorë”, thotë Krasniqi për “noc-kosovo.org”.
Debutimin me Kosovën, Arti do ta bëjë javën e ardhshme, ku do të marrë pjesë në Lojërat e dyta Mesdhetare në Rërë Patra 2019. Ai do të garojë në distancë 5 kilometra.
“Do të shkojë të notojë sa më shpejtë që mundem, ta japë maksimumin tim. Nuk e di ende se sa e fortë është konkurrenca, por synoj të zë njërën nga pozitat e para. Do të jetë sukses nëse do të jem edhe në 10 më të mirët”, thekson Krasniqi, që me prejardhje është nga Prishtina, ndërsa është rritur dhe zhvilluar në Gjermani.
Patra 2019 nuk janë synimi i vetëm me Kosovën për Artin. Atij tani i janë hapur rrugët edhe për gara më të rëndësishme ndërkombëtare, kurse synimi mbeten Lojërat Olimpike Tokio 2020.
“Fillimisht synoj të marrë pjesë në kampionate botërore për seniorë, ndërsa synimi kryesor mbetet kualifikimi në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Në Tokio 2020 synoj të kualifikohem me maratonë ose 1500 metra krol, varësisht ku do të jetë mundësia më e mirë”, shton ai.
Në Patra 2019, Kosovën e përfaqësojnë edhe dy ekipet e beach volleyt: Dhuratë Sylejmani, Valmire Ramadani dhe Faton Mustafa e Armend Berisha.
Patra 2019 mbahen në qytetin Patra të Greqisë dhe hapen më 25 gusht, ndërsa mbyllen më 31 gusht 2019.
 



Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]