Gjinovci: Kosova ka të ardhme të ndritur në beach vollej
Trajneri i ekipit të beach volleyt të Kosovës, Bahri Gjinovci, e ka vlerësuar lart paraqitjen e ekipit tonë në Lojërat Mesdhetare në Rërë Patra 2019.
Ekipi ynë në përbërje: Faton Mustafa dhe Armend Berisha, shënuan një fitore dhe dy humbje në Patra, për të përfunduar në mesin e 12 shtete më të mira të Mesdheut.
Kosova u mposhtë nga Portugalia e Greqia, ndërsa mposhti Andorrën.
“Ka qenë një përvojë e mirë për djelmoshat tonë. Ata u angazhuan me të gjitha forcat dhe arritën që të mposhtinë Andorrën me rezultat 2:0, por vështirë të arrihej më shumë ndaj disa shteteve qe investojnë, kanë përvojë dhe traditë në beach volley”, deklaroi Gjinovci për “noc-kosovo.org”.
Sipas tij, Kosova ka potencial në këtë sport dhe ka një të ardhme te ndritur ne sportin e beach volley-it.
“Tash ne na mbetet që t'i analizojmë të gjitha paraqitjet tona dhe të mësojmë nga këto përvoja, na mbetet të punojmë dhe t’i vërtetojmë shembujt e mirë. Besoj që në një të ardhme Kosova në sportin e beach volley-iy do të jetë më ndryshe”, shtoi Gjinovci.
Ai vlerësoi mbështetjen dhe kujdesin e Komitetit Olimpik të Kosovës të treguar në vazhdimësi.