Nora Gjakova fiton medalje e bronzit në Baku 2015
Në Palestrën sportive "Haydar Alyev Arena" në praninë e afro 5 mijë shikuesve janë garat në sportin e xhodos.Në ditën e sotme në Lojërat Evropiane "Baku 2015", në garë janë paraqitur dy xhudistet tona dhe shpresat për medalje, Distria Krasniqi në kategorinë 52 kilogram dhe Nora Gjakova në 57 kilogram.
Nora Gjakova fillimisht shënoi tri fitore radhazi ndaj përfaqësueses nga Franca, Laetitia Blot, Camila Ëinkava të Izraelit dhe në çerek finale shënoi fitore ndaj Korina Caprioriu të Rumanisë. Dhe së fundit në gjysmë finale, Nora Gjakova është mundur nga hungarezja, Hedvig Karakas.
Në anën tjetër xhudistja tjetër, Distria Krasniqi, në këo lojëra ka shënuar një fitore ndaj Joana Ramos të Portugalisë, kurse në në raundin e dytë të garave është mundur nga italianaja Odette Giuffrida.
Nesër në garë do të paraqitet edhe Akil Gjakova në kategorinë 73 kilogram, kurse për kundrshtar do ta ketë Nikola Gushiqin e Malit të Zi.
G.Kosumi, 25 qershor, Baku 2015