Leter Falenderimi nga Komiteti Operacional i Lojerave Europiane BAKU 2015
Shefi i Operacioneve në Lojrat Europiane Baku 2015, Z. Simon Clegg, i ka dërguar një Letër Falenderimi Presidentit të KOK, z. Hasani për pjesëmarrjen e Përfaqësueses Kosovare në këtë event madhor.
Ndër të tjera Z. Clegg shkruan: “Është e vështirë të besojmë që kanë kaluar katër javë që nga largimi i sportistëve tuaj nga Baku-ja, por dëshiroj t’ju dërgoj falenderimet e mia për kontributin që ata dhe delegacioni juaj dhanë për këto lojra”
Duke vazhduar më tutje me përshkrimin se si u bë e mundur që këto Lojëra për herë të parë të zhvilloheshin në Baku, Z. Clegg thekson se sa gjatë është folur ndër vite për organizimin e këtyre lojrave dhe vetëm në Dhjetor të vitit 2012 Komiteti Olimpik Europian vendosi për organizimin e tyre. “Kemi punuar shumë që atë ditë deri në organizimin e Baku 2015, të vendosur për të sjellë një event për të cilin i gjithë kontinenti të ishte krenar”
“Morëm ëndrrën e Komitetit Olimpik Europian e moduluam në një koncept dhe e kthyem atë në realitet. Prandaj, besojmë që po i japim KOE-s dhe Komiteteve Olimpike një produkt që ka një vlerë të konsiderueshme komerciale dhe një potencial edhe më të lartë, duke na bërë të besojmë se Lojrat Europiane kanë një të ardhme shumë të ndritshme përpara. Asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen tuaj, udhëheqjen dhe mbi të gjitha pjesëmarrjen e sportistëve tuaj më të mirë”
Duke e mbyllur këtë letër falenderimi Z. Clegg thekson dhe një herë: “Faleminderit për kontributin tuaj në suksesin e inagurimit të Lojrave Europiane dhe së shpejti do ju prezantojmë raportin final në asamblenë e përgjithshme të KOE në Pragë në muajin Nëntor”
Me urimet më të mira
Simon Clegg
Shef i Komitetit Operacional
Lojerat Europiane
Baku 2015