Zyrtari për media në KOK, Kushtrim Krasniqi dhe fotografi, Shpend Ahmeti, fituan dy nga tri çmimet kryesore në ceremoninë "Ali Shala"

E premte,  31 janar 2020

Drejtuesit e Departamentit të Medias në KOK, zyrtari për media, Kushtrim Krasniqi dhe fotografi Shpend Ahmeti, kanë fituar dy nga tri çmimet kryesore në ceremoninë "Ali Shala" të organizuar sonte nga Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK).

Krasniqi fitoi çmimin kryesor për “Shkrimin më të mirë”, ndërsa Ahmeti për “Fotografinë më të mirë”.

Krasniqi shkrimin e kishte publikuar në portalin Gazeta Olle, derisa ishte pjesë e saj, kurse shkrimi kishte të bënte me një portier, i cili kishte ardhur si përforcim nga Afrika në futbollin e Kosovës, por që ishte obliguar të punonte edhe në ndërtimtari për të siguruar ushqimin.

Krasniqi, shpërblimin e fituar në vlerë prej 200 Eurosh e ndau për portierin e KF Trepça '89, i cili po vuan nga një sëmundje e rëndë.

Për Ahmetin, që çmimin e fitoi me një foto nga garat e notit në Kosovë, ishte ky çmimi i dytë radhazi.

"Ështe nder i veçantë të fitosh këtë çmim, e nder edhe më i madh ta fitosh dy herë me radhë", tha Ahmeti.

Çmimi tjetër për "Kronikën më të mirë" iu nda Naim Selmanit të Klan Kosovës, derisa gazetari më i mirë i ri u vlerësua Ndrec Gjonaj i RTV Dukagjinit.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, i cili në fjalën e tij përgëzoi komunitetin e gazetarëve dhe i falënderoi për punën dhe bashkëpunimin me Lëvizjen Olimpike, derisa folën edhe kryetari i SHGSK-s, Edmond Thaçi dhe personalitete tjera.

SHGSK nderoi edhe gazetarin e mirënjohur, Gani Kosumi, i cili pritet të dalë në pension, ish kryetarët e SHGSK, Milaim Krasniqi e Arlind Grantolli, si dhe sponsorët.

Në ceremoni të pranishëm ishin edhe kampioni Olimpik, Shaban Tërstena, legjenda e futbollit shqiptar, Sylejman Demollari, Aspasia Velonaki nga Asociacioni i Gazetarëve Sportivë të Evropës Juglindore (SEESJA), si dhe figura tjera të shquara të sportit dhe gazetarisë mbarëshqiptare.

Sot SHGSK organizoi edhe turneun "Burim Hatipi", të cilin e fituan veteranët e Prishtinës, derisa pjesëmarrës me një ekip ishte edhe KOK-u.

 

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: