Xhudo pritet t’i sjellë Kosovës medalje nga Evropiani i Lisbonës

E mërkurë,  14 prill 2021

Kur kanë mbetur edhe 100 ditë deri në hapjen e Lojërave Olimpike Tokio 2020, ekipi olimpik i Kosovës në xhudo po kërkon medaljet e reja nga Kampionati Evropian i Lisbonës së Portugalisë, që mbahet prej 16-18 prill 2021.

Për dallim nga Evropiani i vitit të kaluar, i mbajtur në Pragë të Republikës së Çekisë, ku ekipi i xhudos u paraqit vetëm me tri xhudiste, shkaku i daljes pozitiv të xhudistëve tjerë, në Lisbon do të paraqiten me gjashtë garues.

Distria Krasniqi (-48 kilogramë), Nora Gjakova (-57 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Loriana Kuka (-78 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg), do të synojnë medalje dhe pikë të reja olimpike, ndërsa kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, do të pushojë.

Xhudo momentalisht qëndron brenda pesë normave olimpike, të cilat mbeten vetëm për t’u konfirmuar edhe zyrtarisht për Majlindën, Distrian, Norën, Lorianën dhe Akilin. Të gjithë këta qëndrojnë në top-10 të renditjes olimpike dhe pikët e reja iu duhen për tw pwrmirwsuar renditjen.

Normën e gjashtë xhudo po e kërkon me Laura Fazliun, e cila momentalisht ndodhet në vendin 50 në renditjen olimpike të kategorisë -63 kg.

Shorti do të hedhet të enjten, ndërsa në ditën e parë të garave (e premte), garojnë Distria Krasniqi, Nora Gjakova e Flaka Loxha.

Iu urojmë fat dhe suksese ekipit tonë të xhudos, në krye me mjeshtrin ndërkombëtar Driton Kuka.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]