Xhudo iu kthehet medaljeve dhe pikëve Olimpike, Krasniqi fitoi të artën, Kuka të bronztën

E diel,  25 tetor 2020

Një e artë dhe një e bronztë ishte bilanci i ekipit Olimpik të xhudos, nga pjesëmarrja në Grand Slamin e xhudos, që për tri ditë u mbajt në Budapest të Hungarisë.

Distria Krasniqi fitoi të artën, duke dominuar kategorinë deri në 48 kilogramë. Ajo në finale mposhti kampionen Olimpike Rio 2016, Paula Pareto.

Distria krahas të artës, fitoi edhe 1 mijë pikë Olimpikë për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Medaljen asaj ia dorëzoi kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, njëherit anëtar i Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Medalja e bronztë, por në kategorinë -78 kilogramë, ishte rezervuar për Loriana Kukën, e cila fitoi medaljen e parë në një Grand Slam.

Kuka në finale mposhti rusen Antonina Shmeleva. Ajo arkëtoi edhe 500 pikë të reja Olimpike.

Xhudo mori pjesë me shtatë garues. Akil Gjakova shënoi një fitore dhe një humbje, duke grumbulluar 160 pikë Olimpike në kategorinë -73 kilogramë.

Laura Fazliu, Flaka Loxha dhe Shigeki Nakamura arkëtuan nga 100 pikë, pasi shënuan nga një fitore në raundin e parë, për t’u ndalur në të dytën.

Nora Gjakova nuk arriti të kalojë pengesën e parë në raundin e dytë.

Për xhudon, ishte kjo gara e parë e nivelit të madh, e mbajtur që prej fillimit të pandemisë në muajin mars 2020.

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]