Vendimet e mbledhjes së 8-të të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut

E enjte,  27 janar 2022

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, nën drejtimin e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e 8-të të tij, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të Rendit të Ditës.

Më poshtë mund të gjeni vendimet e dala:

-        U prezantua planprogrami i Akademisë Olimpike për periudhën 4-vjeçare. Prezantimi u bë nga koordinatori i edukimit arsimor, Fitim Arifi, dhe koordinatorja e edukimit olimpik, Diellza Kelmendi.

-        U aprovua rekomandimi i kategorizimit të sportit, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2022. BE rekomandoi që Federata e Xhudos e Kosovës të rekomandohet në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport me maksimumin e pikëve, 100.

-        U aprovua rekomandimi i Komisionit të Sportit për përzgjedhjen e 17 Shpresave Olimpike të KOK-ut për vitin 2022.

-        U formua komisioni i përzgjedhjes së Laureatëve të Vitit 2021. U vendos që ceremonia të mbahet më 3 mars 2022 në Hotel Emerald.

-        U diskutua për përgatitjet për Asamblenë e Punës së KOK për vitin 2021.

-        U diskutua për federatat, të cilat nuk kanë pasur aktivitet gjatë vitit 2021 dhe viteve të mëhershme.

-        U prezantua organogrami i KOK-ut.

-        U diskutua për përgatitjet për Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022, dhe u konstatua se gjithçka po shkon sipas planprogramit të paraparë.

-        U diskutua për Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të Rinj Vuokatti 2022.

-        U diskutua për Planin Strategjik të KOK-ut 2022 – 2024.

-        U diskutua për fillimin e kursit ASMC 3.

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]