Vendimet e mbledhjes së 19-të të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut

E hënë,  21 nëntor 2022

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), nën drejtimin e presidentit, Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e 19-të të tij, në të cilën shqyroi pika të ndryshme të rendit të ditës.

Për dallim nga herët e kaluara, këtë herë mbledhja u mbajt në Hotel Arxhena të Brodit të Dragashit, ku BE dhe stafi organizuan punëtorinë tre ditore.

Më poshtë janë vendimet e dala:

 

-              U miratua drafti i planit financiar për vitin 2023

-              U miratua raporti financiar TM3

-              U prezantua para BE sistemi kualifikues për Lojërat Evropiane 2023 dhe Lojërat Olimpike Paris 2024. Një prezantim i tillë do të bëhet me secilën prej federatave, sportet e të cilave pritet të përfaqësohën në LE 2023 dhe LO 2024.

-              U diskutua për procedurat e plotësim ndryshimit të statutit të KOK-ut.

-              U vendos që për herë të parë të ndahen bursa olimpike edhe për trajnerët elitarë, sportistët e të cilëve kanë fituar medalje në Lojërat Olimpike, Kampionatet Botërore, Kampionatet Evropiane, Lojërat Mesdhetare dhe Lojërat Olimpike për të Rinj dhe Festivalet Olimpike Evropiane për të Rinj.

-              U vendos që prej vitit 2023 të rritet vlera e bursave olimpike Paris 2024. Momentalisht 22 sportistë përfitojnë bursa mujore për Lojërat Olimpike Paris 2024.

-              U diskutua për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2022, të cilin do ta bëjë KOK-u. U vendos që sipas procedurave të parapara me rregulloret, të dërgohet gjatë javës së ardhshme ftesa për aplikim tek federatat.

-              U diskutua për draft-rregulloren e kategorizimit të sporteve, sportistëve dhe trajnerëve të publikuar nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport. Në lidhje me këtë, gjatë kësaj jave do të mblidhet komisioni i tanishëm i kategorizimit, i cili do të bëjë propozimet, të cilat do të dërgohen në MKRS.

-              U diskutua për procesin e përzgjedhjes së 10 shpresave olimpike 2023, të cilat përfitojnë bursa nga MKRS. Gjatë javës së ardhshme KOK do t’iu dërgojë ftesat federatave për aplikim.

-              U vendos të rritet edhe më tutje numri i sportistëve që do të përfitojnë bursa si shpresa olimpike 2023 nga KOK-u. Gjatë vitit 2022, 25 sportistë të rinj janë duke përfituar bursa nga buxheti i KOK-ut, në vlerë 150 euro në muaj.

-              Kryetari i komisionit të sportit, Musa Selimi, prezantoi draftin e rregullores së punës së këtij komisioni, si dhe raportin e performancës së 22 bursistëve olimpikë Paris 2024. U vlerësua lart performanca e disa prej bursistëve olimpikë, kurse brengosëse ishte paraqitja jo e mjaftueshme në gara e disa prej sportistëve, sikurse edhe mungesa e rezultateve tek disa prej bursistëve.

-              U diskutua për draftin e planit strategjik të KOK-ut, të prezantuar nga ekspertë ndërkombëtarë nga Sllovenia gjatë punëtorisë tre ditore.

-              U vendos të nisin procedurat për botimin e librit kushtuar ekipit olimpik të Kosovës, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Tokio 2020, si dhe një libër tjetër dedikuar pjesëmarrjes së Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018 dhe Pekini 2022.

-              U vendos të nisin procedurat për botimin e monografisë kushtuar historikut të Komitetit Olimpik të Kosovës.

-              U diskutua për Federatën e Taekëondosë së Kosovës, pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor. Po ashtu u raportua edhe për monitorimin e Kuvendeve të federatave tjera, të cilat janë në vlugun e mbajtjes së kuvendeve të tyre, për plotësim ndryshimet e bëra në statutet e tyre, sipas udhëzimit të MKRS-së për licencimin e federatave.

-              U diskutua për pritjen që KOK do t’i bëjë delegacionit më të lartë të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), të cilët për tri ditë (8-10 dhjetor 2022) do të qëndrojnë në Kosovë për mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të ICMG.

-              U vendos që prej janarit të vitit të ardhshëm, të punësohet një dizajner grafik

-              U vendos të rekomandohen për shpërblim nga MKRS sportistët e bodybuildingut dhe fitnessit, Betim Krasniqi dhe Rilind Musa, të cilët fituan medaljet e argjendta në Kampionatin Botëror, të mbajtur në Santa Susanna të Spanjës.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]