Vendimet e dala nga mbledhja 51-të e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut

E mërkurë,  09 shtator 2020

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 51-të të tij, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të Rendit të Ditës.

Më poshtë janë vendimet e marra:

 

- BE i KOK-ut shqyrtoi me prioritet gjendjen momentale të sportit në Kosovë. U konstatua se Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të lejojë zhvillimin e përgatitjeve për klube dhe organizimin e aktiviteteve tjera sportive. Ndërprerjet e stërvitjeve shkaku i pandemisë Covid 19 kanë ndikuar në zvogëlimin e numrit të sportistëve nëpër klube, e rrjedhimisht edhe shuarjen e klubeve.

 U kërkua po ashtu nga Qeveria e Kosovës që 5 milionë euro të premtuara nga Qeveria Kurti për mbështetje të sportit, kulturës e rinisë të ndahen me urgjencë, dhe poashtu të trajtohet mundësia që për sport të ndahen mjete financiare shtesë, sepse humbjet në sport, përveç tjerash, janë të mëdha edhe në aspektin financiar. 

- U diskutua për të gjetur një laborator të pranuar ndërkombëtarisht që kryen testin PCR-RT, e cila do të pranohej si test valid ndërkombëtarisht, për sportistët e të gjitha sporteve, me qëllim të pjesëmarrjes në gara ndërkombëtare.

- U vendos që Asambleja e Punës së KOK-ut të mbahet në javën e fundit të muajit tetor, ose në fillim të muajit nëntor, varësisht edhe nga gjendja me pandeminë Covid 19. Asambleja ishte shtyrë pikërisht për shkak të pandemisë.

- U vendos të organizohet trajnimi mental për trajnerë. Trajnimi i parë mental për sportistë u mbajt nga organizata australiane Optimization Hub.

- BE shqyrtoi edhe ankesa dhe kërkesa tjera drejtuar KOK-ut.

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: