Vendim i BE të KOK-ut për mbajtjen e Kuvendeve të Punës

E shtunë,  31 tetor 2020

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës në mbledhjen e 53-të të mbajtur mbrëmë, me vendim unanim, ftoi federatat që nuk i kanë mbajtur Kuvendet e Punës për vitin 2019, t’i mbajnë sa më shpejtë që është e mundur, gjithnjë duke respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore ndaj pandemisë Covid 19 .

Po ashtu, BE inkurajoi federatat që t’i nxisin klubet e tyre që nuk i kanë mbajtur Kuvendet për vitin 2019, ato t’i mbajnë sa më shpejt si parakusht për pjesëmarrje në Kuvendin e Federatës së tyre.

BE i KOK-ut rikujtoi Federatat se bazuar në vendimin e Asamblesë së fundit të KOK-ut, është vendosur se Kuvendet Zgjedhore të mbahen në muajin shkurt, duke raportuar për aktivitete financiare dhe jofinanciare për vitin fiskal paraprak!

Nisur nga vendimi i BE të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, pas shtyrjes për një vit të LO Tokyo 2020, për mundësinë e mbajtjes së Asamblesë së KOK-ut pas Lojërave Olimpike, vendimi përfundimtar për Kuvendet Zgjedhore të KOK-ut dhe federatave do të merret në Asamblenë e Punës së KOK-ut për vitin 2019, që do të mbahet para fundit të vitit 2020.

Nëse rrethanat nuk lejojnë ndryshe, Kuvendet e Punës mund të mbahen edhe online, si për KOK e federata, ashtu edhe për klube.

Kuvendet e klubeve monitorohen nga federatat dhe komunat, ndërsa kuvendet e federatave monitorohen nga KOK dhe MKRS.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]