U mbyll moduli i dytë i ASMC 3
Është mbyllur sot moduli i dytë i edicionit të tretë të Kursit të Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC 3), i cili u mbajt për dy ditë në Hotel Sirius në Prishtinë.
I ftuar special për të ligjëruar ishte edhe profesori nga Kroacia, Zrinko Çustonja, i cili ka një bagazh të madh në menaxhimin strategjik në sportin kroat dhe jo vetëm.
Krahas tij, për dy ditë ligjëruan edhe drejtori i programit për sesionin e tretë të ASMC, Ibër Alaj, dhe Fitim Arifi, koordinator i edukimit arsimor në Akademinë Olimpike të Kosovës.
ASMC 3 po vijohet nga zyrtarë të KOK-ut dhe federatave sportive.