U mbajtën homazhe në nderim të legjendës së boksit, Xhevdet Peci

E enjte,  12 maj 2022

Janë mbajtur sot homazhe në nderim të legjendës së boksit kosovar, Xhevdet Peci, i cili u nda nga jeta pas sulmit në zemër.

Ikona e boksit tonë vdiq më 9 maj 2022, në moshën 67-vjeçare, derisa trupi i pajetë i tij u soll të mërkurën në Kosovë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po jetonte muajve të fundit.

Homazhet po mbahen në sallën e sportit të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, aty ku kaloi kohën e artë, duke triumfuar përballë shumë kundërshtarëve, derisa veshte dorëzat e klubit të Prishtinës.

Homazhe në nderim të kontributit të tij bënë edhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, nënpresidenti, Gazmend Maxhuni dhe udhëheqësi i Akademisë Olimpike, Fitim Arifi, si dhe stafi i KOK-ut. 

“Është një ditë e rëndë për sportin e Kosovës, kemi humbur një sportist që e ka bërë krenarë gjithë shqiptarinë. Ai do të mbetet përherë kampion në zemrat tona. Xhevdeti ishte pesë herë kampion i ish-Jugosllavisë, ish-anëtar i BE të KOK-ut. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes Peci dhe gjithë komunitetit të sportit, veçanërisht boksit”, tha presidenti Krasniqi. Krahas personaliteteve të larta nga sporti, homazhe bëri edhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku, bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca e ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, të cilët vlerësuan lart karrierën dhe kontributin e Pecit.

Peci dha kontribut edhe për KOK-un, ku në ciklin 2001 – 2005 ishte anëtar i Bordit Ekzekutiv. Ai ishte pesë herë kampion i ish-Jugosllavisë në periudhën 1975 – 1983 dhe dy herë kampion ballkanik 1978 dhe 1981.

Peci do të varroset sot në vendlindjen e tij në fshatin Zhazhë të Mitrovicës, ndërsa në ora 19:30 do të mbahen mbledhja komemorative në qendrën e Kulturës në Mitrovicë.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]