U mbajt “Tryeza e Sportit”, e cila mblodhi komunitetin sportiv

E diel,  23 janar 2022

Sot, në Brezovicë, u përmbyll ngjarja dy ditore  “Tryeza e Sportit”, ku akterët më të lartë vendor të komunitetit sportiv, diskutuan tema të ndërlidhura me këtë fushë, me qëllim të ndërtimit të vizionit për të ardhmen e zhvillimit të sportit në Kosovë.

Në këto diskutime u arritën disa përfundime dhe pajtueshmëri, të cilat do të ndihmojnë në orientimin e qeverisë dhe komunitetit të gjerë sportiv drejt zhvillimit të mëtejmë të sportit në vend.

Ndër pikat për të cilat palët u pajtuan për të vazhduar më tutje ishin:

- Hartimi i strategjisë kombëtare për zhvillimin e sportit, mbi parimin e gjithëpërfshirjes dhe integrimit të të gjitha palëve të interesit në vend. Si hap fillestar për hartimin e startegjisë, të pranishmit u dakorduan për rëndësinë e procesit të analizës së gjendjes ekzistuese të sportit, e cila do të fokusohet mbi dy shtylla kryesore: grumbullimi dhe përpilimi i bazës së të dhënave në sektorin e sportit dhe në infrastrukturën fizike sportive. Procesi i përpilimit të bazës së të dhënave, i cili do të filloj gjatë këtij muaji, do të bëhet në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe organizatave tjera qeverisëse të sportit në Kosovë.

- Në temën e Sportit për të gjithë, me fokus të veçantë u adresua procesi i integrimit të aktiviteti fizik dhe sportiv në sistemin e arsimit në Kosovë. Përpos rëndësisë që kjo luan për zhvillimin e një shoqërie të shëndosh, me këtë qasje synohet të ndërtohet edhe sistemi i identifikimit të talentëve të rinj në sport dhe shndërrimi i sportit në kulturë shoqërore.

- Për këtë, të pranishmit u dakorduan për inicimin e hartimit të programit “Sporti në shkolla”,  proces për të cilin do të nevojitet koordinimi dhe bashkëpunimi i thellë mes organizatave sportive dhe ministrive të linjës. Gjithahshtu në kuadër të këtij programi të rëndësisë së veçantë të adresohet edhe qasja, përkrahja dhe ofrimi i mundësive të barabarta edhe për personat me aftësi të kufizuar.

- Një temë tjetër me rëndësi, ishte tema e Sportit Elitar, që ka të bëjë me ngritjen e rezultateve sportive në nivel shtetëror dhe përfaqësimi i sportit në arenën ndërkombëtare. Të pranishmit u pajtuan se me prioritet të lartë duhet trajtuar ndërtimi i kapaciteteve njerëzore, i trajnerëve, stafit ndihmës – mjekë sportiv, fizioterapeut, psikolog, nutricist – e të tjera profile deficitare dhe të nevojshme për përgatitjen maksimale të sportistëve vendor.

- Në lidhje me infrastrukturën fizike, fokusi duhet përqendruar në identifikimin dhe adresimin e nevojave emergjente në infrastrukturë, e më pas në investimet e mëdha të interesit nacional. Si fillim u dakordua që të krijohet një pasqyrë e qartë rreth gjendjes në teren, duke marrë parasysh shpërndarjen hapësinore të infrastrutkurës ekzistuese, demografinë në ato zona, kërkesat dhe nevojat. Në përfundim të kësaj analize, u dakordua të organizohet një takim i përbashkët ku do të diskutohet rreth orientimit strategjik për investime kapitale në fushën e sportit.

- Pika e fundit për të cilën u diskutua gjatë këtyre dy ditëve, ishte diplomacia sportive. Përtej diskutimeve rreth rëndësisë dhe rolit të diplomacisë sportive për shtetin e Kosovës, të pranishmit u dakorduan që bashkarisht të hartojnë protokolle specifike të cilat do të udhëzojnë organizatat sportive për pjesëmarrje dhe përfaqësim në garat ndërkombëtare. Poashtu u diskutua rreth rëndësisë së organizimit të ngjarjeve dhe aktiviteteve të natyrës ndërkombëtare në vendin tonë për promovim dhe zhvillim të diplomacisë sportive.

 

Në përmbyllje të tryezës dy ditore, mori pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, për të ritheksuar vëmendjen dhe dedikimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për fushën e sportit. 

Kryeministri ndër të tjera foli për rëndësinë e masivizimit dhe shkëlqimit në sport, “E para do ta shndërroj sportin në kulturë të shoqërisë, me ndikim në shëndetin publik. Ndërsa e dyta, do ta bëjë diplomacinë sportive të suksesshme përmes të arriturave të larta në arenën ndërkombëtare” shtoi ai. /Shkrim i marrë nga MKRS/

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]