Trajneri Driton Kuka nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa”

E enjte,  22 shtator 2022

Trajnerit të Kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, i është ndarë çmimi “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Çmimi iu nda nga rektori i UP-së, Naser Sahiti, në ceremoninë e organizuar në Bibliotekën Qendrore Universitare të Kosovës.

“Honoris Causa” është titulli akademik që një universitet i akordon si mënyrë nderimi për kontributet, një vizitori të shquar në një fushë të caktuar apo përgjithësisht në shoqëri. Ky çmim Kukës iu nda për kontributin e dhënë në fushën e sportit dhe në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në cilësinë e trajnerit, Kuka ka fituar tri medalje të arta olimpike, gjashtë medalje botërore, 18 evropiane, katër në Lojërat Evropiane dhe nëntë në Lojërat Mesdhetare, të gjitha në nivelin për seniorë.

Çmimi ishte propozuar nga dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, Musa Selimi, njëherit anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.

Në ceremoni morën pjesë personalitete të larta nga sporti, kampionet olimpike, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, medalisti i bronztë olimpik, Aziz Salihu, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, kurse Komitetin Olimpik të Kosovës, në mungesë të drejtuesve të saj, presidentit Ismet Krasniqi dhe sekretarit të përgjithshëm, Besim Aliti, të cilët ndodhen jashtë vendit, morën pjesë anëtaret e Bordit Ekzekutiv, Besire Domaniku dhe Musa Selimi.

Për çmimin të pranishmëve iu drejtua akteri kryesor i ngjarjes, Driton Kuka, rektori Naser Sahiti dhe laudatori Hasim Rushiti.

Pamjet dhe fjalimet e ceremonisë mund t’i gjeni në linkun:

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]