Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të KOK-ut, Shaqir Shaqiri

E diel,  15 nëntor 2020

E nderuara familja Shaqiri

Me pikëllim dhe zemër të thyer morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar, Prof. Dr. Shaqir Shaqiri.

Shaqiri ishte president i Komitetit Olimpik të Kosovës në periudhën 1993-1996, duke i prirë Lëvizjes Olimpike me guxim e vendosmëri në kohën e shtypjes së popullit të Kosovës nga regjimi okupator i Serbisë.

Ai vdiq sot në moshën 73-vjeçare në Goteborg të Suedisë, pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë.

Shaqiri ishte mësues, shkencëtar, atdhetar, intelektual dhe kontribues i madh i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lirisë së vendit tonë.

Pata nderin dhe privilegjin ta kem profesor të gjuhës angleze në Gjimnaz dhe njëkohësisht të vazhdoja ëndrrën e tij për anëtarësimin e Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së tij, miqve të shumtë dhe gjithë dashamirësve të sportit.

 

Me respekt

Besim Hasani

President i Komitetit Olimpik të Kosovës

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: