Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të doajenit të hendbollit, Fahri Buçinca

E enjte,  18 mars 2021

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të doajenit të sportit të hendbollit, Fahri Buçinca, njëherit anëtar i Bordit të parë Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës në periudhën 1992-1996.

Hendbolli kosovar dhe sporti në tërësi humbën një personalitet të çmuar, kontributi i të cilit në avancimin e hendbollit kosovar dhe sportit në tërësi ishte i madh.

Ndarja e tij nga jeta do të lë mangësi të mëdha tek brezat e rinj, për të cilët ishte idhull se si me punë dhe përkushtim arrihet deri tek suksesi.

Buçinca nisi karrierën si lojtar në vendlindje, Vushtrri, si pionier  i hendbollit, duke e bërë më vonë elitare skuadrën vushtrriase. Ishte anëtar i kryesisë së klubit të hendbollit Prishtina, e po ashtu delegat në ligat federative. Nga viti 1991 ishte anëtar i kryesisë së FHK-së dhe anëtar i Komisionit të garave të Ligës së Republikës së Kosovës, të mëvetësuar në vitin 1991.

Për kontributin e tij në sport, Komiteti Olimpik i Kosovës e kishte nderuar me mirënjohjen për “Vepër Jetësore”.

Ndihem i nderuar që pata fatin ta njoh dhe të bashkëpunojë me Fahriun, i cili kishte një personalitet të lartë dhe ishte i dashur për të gjithë.

Në emrin tim personal dhe Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, Federatës së Hendbollit të Kosovës, miqëve dhe dashamirësve të sportit.

 

Besim Hasani

President i Komitetit Olimpik të Kosovës

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]