Takim konstruktiv mes drejtuesve të KOK-ut dhe FBK-së

E martë,  15 shtator 2020

Me ftesë të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, janë pritur sot nga krerët e FBK-së, kryetari Arben Fetahu dhe sekretarja e përgjithshme, Elvira Dushku.

Presidenti Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Haxhijaj, përgëzuan FBK-në, për nënshkrimin e marrëveshjes historike me Federatën e Basketbollit të Shqipërisë, për krijimin e një Lige unike, duke e cilësuar si lajm pozitiv, i cili erdhi në kohën dhe momentin e duhur.

I pari i basketbollit në vend, Fetahu, duke falënderuar drejtuesit e KOK-un për takimin, shpalosi detaje të organizimit të kësaj Lige, për të cilën shprehu besimin se do të ketë efektin pozitiv dhe se shembullin e tyre mund ta ndjekin edhe federata tjera.

Të dyja palët diskutuan për projektet më të reja, si dhe format më të mira të bashkëpunimit mes dy institucioneve, bashkëpunim ky i cili nuk ka munguar as në të kaluarën.

Dëmet e shkaktuara në sportin kosovar, me theks të veçantë basketbollin, ishte njëra nga temat e diskutuara, për çka të dyja palët u pajtuan se dëmet janë të pariparueshme.

Të dyja palët shkëmbyen edhe dhurata modeste.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: