Super lajm, mundësi Egzon Shala kualifikohet me normë në Lojërat Olimpike Tokio 2020

E mërkurë,  19 shkurt 2020

Ka ardhur norma e parë Olimpike për mundjen për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Federata Botërore e Mundjes i ka dërguar sot presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, normën Olimpike për mundësin Egzon Shala.

Shala kishte dalë i shtati në Kampionatin Botëror të mundjes, të mbajtur në Astana të Kazakistanit, në muajin shtator të vitit të kaluar, ndërsa gjashtë të parët ishin kualifikuar në Tokio 2020. Njëri nga kjo gjashtëshe, sipas Federatës Botërore të Mundjes, ka shkelur rregullat e antidopingut.

“I nderuari President. Pas një shkelje të rregullave të antidopingut gjatë Kampionatit të fundit botëror të mbajtur në Kazakistan, kam kënaqësinë të ju informoj se garuesi juaj, Egzon Shala (kategoria -125 kilogramë), ka fituar një vend kualifikues për Komitetin Olimpik të Kosovës”, thuhet në e-mailin e Michel Dusson, sekretar i përgjithshëm i Federatës Botërore të Mundjes.

Është kjo norma e parë zyrtare për mundjen e fituar për vendin tonë për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Brenda normës Olimpike ndodhen edhe pesë xhudistë, të cilët pritet të konfirmohen në muajin maj 2020, kur përfundon cikli kualifikues.

Lojërat Olimpike Tokio 2020, mbahen prej 24 korrik – 9 gusht 2020 në Tokio të Japonisë.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: