Sportistët elitarë dhe Shpresat Olimpike 2020 vijuan seancën e dytë të seminarit për shkathtësi mentale

E premte,  29 maj 2020

Rreth 40 sportistë elitarë të prirë nga kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi dhe Shpresat Olimpike 2020 kanë vazhduar sot me seancën e dytë të seminarit ndërkombëtar për shkathtësi mentale, i cili po organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Seminari po udhëhiqet nga trajnerët e organizatës australiane Optimization HUB: Graziella Thake, Elda Gjoka, Mel Roche dhe Paul Hutch.

Sportistët përmes diskutimeve të ndryshme shprehën sfidat e tyre nëpër të cilat kanë kaluar gjatë muajëve të pandemisë Covid-19, me ç’rast prej tre muajsh janë ndaluar aktivitetet sportive.

Trajnimet që po zhvillohen ndarazi në dy grupe, po mbahen ‘online’ përmes platformës ‘Zoom”, derisa po monitorohen edhe nga presidenti i KOK-ut, Besim Hasani.

Në grupin e parë të sportistëve elitarë ndodhen: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Akil Gjakova (xhudo), Egzon e Edon Shala (mundje), Albin Tahiri, Arbi Pupovci, Fiona Rrusta (skitari), Donjeta Sadiku (boks), Herolind Nishevci, Elhami Shabani, Fortesa Orana (karate), Musa Hajdari, Astrit Kryeziu, Vijona Kryeziu (atletikë), Dasar Xhambazi, Fjorda Shabani (not), Atdhe Luzhnica (shigjetari) dhe Drilon Ibrahimi, Urata Rama (shenjëtari).

Në grupin e dytë janë Shpresat Olimpike 2020: Laura Fazliu, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi, Erza Muminoviq (xhudo), Albulena Gërvalla, Melos Gashi, Betim Maliqi (karate), Muhamet Rama, Alaudin Suma, Albina Deliu (atletikë), Arti Krasniqi, Eda Zeqiri (not), Patriot Behrami, Shpëtim Bajoku, Besart Pireva (boks), Edi Dvorani (shigjetari), Fatih Karabaxhaku (pingpong), Drin Kokaj (skitari), Don Berisha, Tringa Krasniqi (taekëondo).

Seanca e radhës mbahet të premten e ardhshme, ndërsa seminari zgjatë katër javë.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]