Shigjetarët mbyllën garimin në Kampionatin Evropian “Samsun 2019”

E enjte,  28 shkurt 2019

Ekipi i shigjetarëve të Kosovës ka mbyllur të mërkurën garimin në kampionatin evropian, që po mbahet në Samsun të Turqisë.
Atdhe Luzhnica dhe Hazir Asllani, garuan në kategorinë e seniorëve, ndërsa Drenis Mala e Edi Dvorani në atë të juniorëve. Të gjithë garuan në disipliën hark Olimpik.
Atdhe Luzhnica doli i 27-ti me gjithësej 542 rrathë. Në pozitën e 28-të, nga po aq garus, u radhit Hazir Asllani me gjithësej 541 rrathë. Në rrethin e parë eliminues, Luzhnica pësoi humbje 6:0 nga kampioni Olimpik, Victor Ruban nga Ukraina. Me rezultat të njëjtë u mund edhe Hazir Asllani nga Anton Prilepov të Bjellorusisë. Të dy garuesit, Luzhnica e Asllani fituan pikë Olimpike Tokyo 2020.
Në kategorinë e juniorëve, Edi Dvorni pati një paraqitje të suksesshme, duke u renditur në pozitën e 28-të me gjithësej 549 rrathë, kurse Drenis Mala u radhit në pozitën e 31-të nga po aq garues, me 530 rrathë. Dvorani kishte paraqitjen më të mirë në evropian dhe në eliminime.
Në 1/16, ai pësoi humbje 6:4 nga norvegjezi Sander Thorbjornsen, përkundër që garuesi ynë ishte në epërsi 3:1. Ndërkohë, Drenis Mala u mund 6:0 nga Artem Ovcynnikov i Ukrainës.
KOK iu uron fat dhe suksese garuesve tanë në garat e ardhshme.
 



Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: