Rezultatet e ditës së parë - Gërvalla e pesta, Bajoku në çerekfinale

E hënë,  27 qershor 2022

Ka përfunduar dita e parë e garave në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, ku gjashtë sportistë tanë garuan sot. Dita e parë kaloi pa ndonjë medalje të fituar për ekipin tonë.

 

Karate

Albulena Gërvalla zuri vendin e pestë në kategorinë -55 kg. Karateistja jonë e kaloi rrethin e parë pa luftë, në të dytën shënoi fitore, ndërsa në zonën e medaljeve, pësoi dy humbje, njërën në gjysmëfinale, ndërsa tjetrën në repesazh.

Elhami Shabani pësoi humbje në rrethin e parë nga kampioni olimpik, italiani Luigi Busa, kategoria -75 kg.

Adelina Rama u mund në rrethin e parë nga qipriotja, Anthi Stylianou, kategoria -61 kg.

 

Boks

Shpetim Bajoku shënoi fitore në rrethin e parë të kategorisë -63 kg. Ai mundi tunizianin Abdesalem Sassi, me vendim unanim të gjyqtarëve. Bajoku u kualifikua në çerekfinale dhe është një fitore larg medaljes.

Patriot Behrami u mund në rrethin e parë të kategorisë -69 kg. Ai pësoi humbje nga marokeni Hamza El Barbari, pasi trajneri Besim Brahimi dorëzoi meçin.  Sipas trajnerit, Patriotit iu shfaq një lëndim në raundin e tretë.

 

Gjimnastikë

Valëza Rama ka garuar sot në disiplinat akrobaci dhe kapërcime të garave të gjimnastikës artistike.

Valëza nuk kishte fat, ngase pësoi një lëndim që e detyroi të mos vazhdojë tutje garimin.

 

Badminton

Rinor Gllarevës i është shtyrë gara e cila ishte paraparë të mbahej sot. Ai garon të martën.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]