Presidentja Osmani ia dorëzoi flamurin ekipit olimpik të Kosovës për LO Tokio 2020

E martë,  13 korrik 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar mbrëmë flamurin e Kosovës ekipit olimpik të Kosovës, që prej 23 korrik deri më 8 gusht 2021 do të përfaqësojë vendin tonë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Në emër të ekipit olimpik që përbëhet prej 11 sportistëve, flamurin e pranoi kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi.

Krahas presidentes Osmani dhe drejtuesve të lartë të KOK-ut me në krye presidentin Ismet Krasniqi, të pranishëm në ceremoninë e mbajtur në amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë ishin edhe ministra të Qeverisë së Kosovës, deputetë, ambasadorë, përfaqësues të komunave, sportistë, ish-sportistë, sportistë të shekullit etj.

Në fjalën e tij, presidenti Krasniqi, duke iu uruar fat dhe mbarësi ekipit olimpik, ka theksuar ekipi olimpik ka ndryshuar pozitivisht nga Rio 2016, ku kishim tetë sportistë, dy me normë olimpike, kurse tani kemi 11 sosh, prej të cilëve gjashtë me normë olimpike.

“Pavarësisht rezultateve tua, pavarësisht nëse do t'ju shohim apo jo në podium, ndihuni krenarë me arritjen tuaj, ndihuni krenarë për vendin që përfaqësoni, sepse ju jeni historia, jeni e ardhmja e ndritshme e sportit tonë, për çka ne jemi dhe do të jemi krenarë! Uroj tju shohim duke e lartësuar flamurin tone sa më shpesh”, tha mes tjerash presidenti Krasniqi.

Presidentja Osmani tha se pjesëmarrja për herë të dytë në Lojërat Olimpike do të thotë ripërtëritje e krenarisë, duke marrë shembull lartësimin e flamurit nga Majlinda Kelmendi në Rio 2016, derisa tha se edhe sportistët tjerë do ta ngrejnë lartë emrin e Kosovës dhe do t’ia shtojnë nderin mes qindra kombeve të tjera.

Me një video-mesazh motivues erdhi edhe kryeministri Albin Kurti, i cili u tha sportistëve të ndihen krenarë dhe ta lartësojnë flamurin tonë në Tokio 2020.

Të pranishmëve iu drejtua edhe ministri Machida nga Ambasada e Kosovës në Japoni.

Flamurmbajtësja Kelmendi, tha se është krenari që këtë herë do ta mbajë flamurin si kampione olimpike, derisa shprehu optimizmin se Kosovën do ta përfaqësojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Pjesë e ceremonisë ishin edhe Filharmonia e Kosovës, e cila argëtoi të pranishmit me dy këngë me motive kosovaro-japoneze.

Gjatë ceremonisë u prezantua edhe uniforma e ekipit olimpik, e cila krahas ngjyrave që koincidojnë me flamurin tonë, përmbanë edhe dy elemente të Hyjneshës në Fron dhe Vrapueses së Prizrenit.

Ekipi olimpik përbëhet nga sportistët: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova Loriana Kuka (xhudo), Egzon Shala (mundje), Donjeta Sadiku (boks), Drilon Ibrahimi (shenjëtari sportive), Musa Hajdari (atletikë), Olt Kondirolli (not) dhe Eda Zeqiri (not).

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]