Presidenti Krasniqi priti të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara

E martë,  13 prill 2021

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, këshilltari i tij, Besim Aliti dhe shefi i misionit për Lojërat Olimpike Tokio 2020, Jeton Rudari, kanë pritur sot të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, i cili shoqërohej nga këshilltari i lartë për çështje politike, Arbër Miftari.

Temë e diskutimit ishin Lojërat Olimpike Tokio 2020, të cilat prej 23 korrik deri më 8 gusht të këtij viti do të mbahen në Tokio të Japonisë.

Presidenti Krasniqi, duke falënderuar mysafirin Ogasawara për vizitën, e njoftoi me përgatitjet që po bënë KOK-u para Lojërave Olimpike, si dhe me ekipin olimpik të Kosovës që do të përfaqësojë vendin në ngjarjen më të madhe sportive në botë, duke shpresuar se Kosova do të ketë deri në 12 sportistë në Tokio 2020.

Nga ana e tij, Ogasawara, gjersa përgëzoi presidentin Krasniqi për marrjen e udhëheqjes së KOK-ut, shprehu kënaqësinë që një vend i vogël si Kosova ka arritur të ketë numër të madh të sportistëve, që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, derisa u shpreh i gatshëm për bashkëpunim në forma të ndryshme.

Ekipi Olimpik i Kosovës momentalisht ka gjashtë norma olimpike, përfshirë pesë nga xhudo të cilat mbeten vetëm për t’u konfirmuar edhe zyrtarisht, një nga mundja, si dhe tri ftesa, dy për notin dhe një për atletikën, të cilat çojnë në 9 numrin momental të sportistëve që do të përfaqësojnë Kosovën në Tokio 2020.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]