Presidenti Krasniqi priti të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka

E premte,  12 gusht 2022

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) Ismet Krasniqi ka pritur të ngarkuarin e ri me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë (AJK), Keisuke Yamanaka.

Presidenti Krasniqi, që shoqërohej nga anëtari i Bordit Ekzekutiv, Agron Mala, duke e përgëzuar Yamanakan për emërimin në këtë pozitë, e njoftoi me sukseset e sportit tonë, me theks të veçantë medaljet e arta Olimpike, dy prej të cilave u fituan vitin e kaluar në Lojërat Olimpike Tokio 2020 nga xhudistet Distria Krasniqi e Nora Gjakova.

Presidenti Krasniqi falënderoi mysafirin edhe për mikpritjen e ngrohtë që Japonia ia bëri ekipit tonë gjatë LO Tokio 2020, derisa i shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e KOK-ut për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin me Ambasadën e Japonisë.

Palët diskutuan edhe për ndërtimin e Qendrës Sportive për zhvillimin e arteve marciale, projekt ky i inicuar nga presidenti Krasniqi në vitin 2018, kur ishte kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës, me ç'rast u pajtuan që bashkërisht edhe me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport dhe Komunën e Prishtinës të rinisin procedurat për ndërtimin e kësaj qendre. Krasniqi propozoi që në memorandumin që do të nënshkruhet sërish, të përfshihen edhe Federata e Xhudos e Kosovës dhe Federata e Karatesë së Kosovës.

Nga ana e tij, i ngarkuari me punë në AJK, Keisuke Yamanaka, që shoqërohej nga këshilltari, Arbër Myftari, ka falënderuar presidentin Krasniqi për bashkëpunimin, derisa ka mbetur i impresionuar me rezultatet e arritura nga sportistët tanë, duke veçuar Olimpiadën e mbajtur në shtetin e tij.

Ai ofroi gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me KOK-un, në çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me avancimin e sportit të Kosovës.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]