Presidenti Krasniqi priti legjendën e futbollit mbarëshqiptar, Lorik Cana

E hënë,  26 prill 2021

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur sot legjendën e futbollit mbarëshqiptar, Lorik Cana.

Presidenti Krasniqi, që shoqërohej nga sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, nënpresidenti Gazmend Maxhuni, anëtari i Bordit Ekzekutiv, Musa Selimi dhe këshilltari i tij, Besim Aliti, shprehu kënaqësinë që një sportist që ka lënë gjurmë në futbollin evropian vizitoi KOK-un.

“Këto ditë kam pasur vizita të shumta, por sot na ka nderuar legjenda e gjallë e sportit mbarëshqiptar, Lorik Cana. Vizita e tij, na jep motiv dhe kurajo për të punuar në avancimin e sportit tonë, ndërsa këshillat e Lorikut dhe mbështetja e tij do të jenë vlerë e shtuar për ne”, tha ndër të tjera presidenti Krasniqi.

I pari i KOK-ut, u pyet edhe për numrin e sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020, si dhe për synimet.

“Deri tani kemi nëntë sportistë, gjashtë prej të cilëve më normë, por presim që edhe sportistë tjerë të fitojnë normën. Për të arritur deri në Tokio 2020 dhe për të fituar normën duhet një punë katër-vjeçare. Rezultatet e xhudos ndër vite na bëjnë të jemi optimist se suksesi sërish nuk do të mungojë”, shtoi presidenti Krasniqi.

Ish-kapiteni shumëvjeçar i Shqipërisë, Cana, duke falënderuar presidentin Krasniqi për pritjen, e quajti kreun e KOK-ut person të pasionuar për zhvillimin e sportit në Kosovë.

“Lidhja dhe historiku i përfshirjes time në përfaqësimin e sportit mbarëkombëtar, në veçanti në Kosovë, daton prej vitesh me ish-presidentin e KOK-ut, Besim Hasani, duke lobuar për të drejtat e sportit dhe sportistëve të rinj në Kosovë, veçanërisht futbollistëve. Tani mikut tim, Ismetit, dua t’ia konfirmoj mbështetjen time të plotë në zhvillimin e sportit dhe strukturave të KOK-ut, në cilësi konsulence dhe forma tjera. Jam vërtetë i gëzuar që është në krye të këtij institucioni”, theksoi ndër të tjera, Cana.

Ish-futbollisti i shumë skuadrave evropiane, foli edhe për kampionen olimpike, për të cilën theksoi se tani më nuk është vetëm ambasadore e sportit tonë, por legjendë e sportit të xhudos, për çka uroi që krahas sportit të xhudos, edhe sportet tjera të arrijnë rezultate të mira.

Tutje, Cana iu është përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve, të cilat kishin të bënin kryesisht me Kombëtaren e Kosovës në futboll, të cilën e vlerësoi lartë, pastaj Superligën e Kosovës dhe klubin e Vëllaznimit të Gjakovës.

Presidenti Krasniqi i dhuroi librin foto-reportazh “Debutimi i artë”, kushtuar kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, një orë dore me simbole të Lojërave Olimpike Tokio 2020, ndërsa Lorik Cana, i nënshkroi presidentit fanellën e Kombëtares së Kosovës në futboll.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]