Presidenti Krasniqi priti atletin Muhamet Ramadani
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur sot atletin Muhamet Ramadani, pas suksesit të arritur në Kupën Evropiane të hudhjeve për U-23, ku u stolis me medaljen e artë.
Presidenti Krasniqi ka përgëzuar Ramadanin për suksesin e arritur, me shpresën se sukseset e tilla do të vazhdojnë edhe në garat e ardhshme.
Ramadanit këtë vit i është rritur vlera e bursës olimpike, sikurse sportistëve tjerë, ndërsa KOK do ta mbështet me heqjen e shpenzimeve të përgatitjeve.
Atleti, që shoqërohej nga trajneri, Shaban Ramadani, dhe drejtuesit e Federatës Atletike të Kosovës, kryetari Halil Sylejmani e sekretari i përgjithshëm, Abdurrahman Shkodra, u shprehën optimistë se me punë, do të vazhdojnë të korrin suksese për t'iu afruar sa më shumë normës olimpike Paris 2024.