Presidenti Hasani priti ambasadorin e Hungarisë, Jozsef Bencze

E enjte,  26 nëntor 2020

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze, me të cilin biseduan për format e bashkëpunimit mes dy shteteve, me theks të veçantë në fushën e sportit.

Presidenti Hasani, duke e falënderuar ambasadorin Bencze për vizitën dhe ndihmën e vazhdueshme që shteti i Hungarisë i ka dhënë Kosovës, si në politikë ashtu edhe në sport, e njoftoi me procesin e Lëvizjes Olimpike të Kosovës, që prej viteve të izolimit e deri në anëtarësimin në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Pikëririsht në anëtarësimin e KOK-ut në IOC, si dhe ndërkombëtarizimin e e sportit të xhudos, kontribut të jashtëzakonshëm kishte dhënë presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, i cili vjen pikërisht nga Hungaria, për çka presidenti Hasani shprehu edhe një herë mirënjohjen e madhe ndaj tij.

Presidenti Hasani u ndal edhe tek medalja Olimpike e Majlinda Kelmendit, si dhe procesin që kanë bërë sportistët tanë, duke shënuar ngritje prej dy (LO Rio 2016) në gjashtë norma Olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Ambasadori Bencze, që shoqërohej nga këshilltarja e tij, Krisztina Szabo, duke falënderuar presidentin Hasani për pritjen, bëri një rezyme të të arriturave të sportit të Hungarisë, me theks të veçantë medaljet e fituara në historikun e Lojërave Olimpike, për çka uroi që edhe Kosova të marrë praktikat më të mira të zhvillimit të sportit hungarez.

Ambasadori Bencke propozoi që të punojë në arritjen e nënshkrimit të një Memorandumi të Bashkëpunimit mes Komitetit Olimpik të Kosovës dhe atij të Hungarisë, për çka presidenti Hasani theksoi se bashkëpunimi me KO të Hungarisë daton prej vitesh, në veçanti me presidentin e KO të Hungarisë, Kristian Kulcsar, i cili vitin e kaluar kishte vizituar KOK-un.

Bencke, po ashtu i bëri ofertë KOK-ut, që sportistët, trajnerët dhe zyrtarët tjerë të konkurrojnë për 75 bursa për të studiuar në Bachellor, Master dhe Doktoraturë – PHD në Universitetin e Hungarisë, derisa presidenti premtoi se kjo informatë do t’u përcillet të gjitha federatave sportive.

U bisedua edhe për çështje tjera me interes të përbashkët! Para ardhjes ne KOK, ambasadori kishte vizituar edhe ministren Dumoshi, duke theksuar se diplomacia kulturore dhe sportive duhet të jenë më proaktive! Në fund të dy palët shkëmbyen dhurata modeste.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]