Presidenti Hasani përgëzon FHK-në për suksesin e arritur

E enjte,  28 maj 2020

Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) ka marrë një lajm të mirë nga Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF), e cila e ka renditur në një pozitë të mirë në renditjen e IHF-së. IHF-ja ka ndarë ekipet kombëtare të meshkujve në tri grupe, ndërsa për bazë janë marrë rezultatet në ngjarjet globale të viteve të fundit.

Kombëtarja e Kosovës U-21 verën e kaluar për herë të parë luajti në botërorin e juniorëve në Spanjë. Ndërkohë Kombëtarja A në janar u rendit në vend të dytë në grup në kualifikimet për Botëror, duke lënë prapa Gjeorgjinë e Italinë. Këto dhe rezultatet tjera kanë bërë që Kosova të jetë në grupin e dytë të ekipeve më të mira kombëtare, atyre të zhvilluara, ku bëjnë pjesë 24 kombëtare.

Kosova është në mesin e 17-40 kombëtareve që përbëjnë këtë grup. Kosova dhe kombëtaret tjera të grupit të zhvilluar, i lënë prapa 169 ekipe kombëtare të grupit të tretë, të kombëtareve në zhvillim.

Në lidhje me këtë sukses, presidenti Hasani ka uruar sot kryetarin e FHK-së, Eugen Saraqini, duke e vlerësuar lart zhvillimin e hovshëm të hendbollit.

“Radhitja në vendin e 40 në renditjen botërore, është e arritur e jashtëzakonshme, andaj në emër të KOK dhe në emrin tim personal, ju përgëzoj juve si president, BE, stafin, por edhe të gjithë komunitetin e hendbollit!”, thuhet në mesazhin e presidentit Hasani.

“Suksesi kurrë nuk është i rastësishëm! Ai vjen vetëm si rezultat i një plani të mirë dhe gatishmërisë e mobilizimit ekipor për arritjen e objektivave strategjike! Shëndet, fat e mbarësi edhe në vitet në vijim!”, ka shkruar më tej presidenti Hasani.

Kryetari i FHK-së, Eugen Saraqini, ka falënderuar të parin e Lëvizjes Olimpike në Kosovë, duke thënë se tri vjet më parë hendbolli ynë ndodhej në mesin e vendeve emergjente, kurse tani ndodhen shumë më lartë.

Për sukseset e vitit të kaluar, Kosova U-21 është vlerësuar nga KOK-u me “Çmimin Special”.

FHK sot mori edhe një tjetër lajm të mirë, pasi kombëtarja e femrave do të garojë direkt në fazën e parë kualifikuese për evropian për botërorin e vitit 2021, pas anulimit të ndeshjeve parakualifikuese, shkaku i pandemisë Covid-19.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]