Presidenti Hasani mori pjesë në video-konferencën me presidentin Thomas Bach

E hënë,  25 janar 2021

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, ka marrë pjesë në video-konferencën e presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Thomas Bach, kur kanë mbetur edhe gjashtë muaj deri në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Presidenti Hasani deklaroi se i pari i Lëvizjes Olimpike në botë, Thomas Bach, i siguroi presidentët e KO se bashkë me qeverinë e Japonisë dhe anëtarët tjerë të KON-it janë të vendosur që këto Lojëra të mbahen në kohën e paraparë dhe të jenë të sigurta për të gjithë pjesëmarrësit.

Presidenti Bach theksoi se në ditët e ardhshme do të bisedojë edhe me komunitetin e sportistëve, në mënyrë që më 23 korrik, në ceremoninë hapëse, të dërgojnë bashkarisht në mbarë botën mesazhin e solidaritetit dhe paqes.

Bach foli edhe për masat që do të merren për mbrojtje nga pandemia Covid 19, për çka tha se janë duke u përgatitur të gjithë skenarët e mundshëm si: pjesëmarrja e një numri të caktuar të tifozëve, rregullat e karantinimit, distanca, testimi, vaksinimi, jeta në Fshatin Olimpik, etj.

Edhe Komiteti Olimpik i Kosovës është duke u përgatitur në mënyrë që në LO Tokio 2020 të marrë pjesë me numër sa më të madh të sportistëve, për çka së fundi ka shtuar mbështetjen ndaj sportistëve elitarë, të cilëve do t’u hiqen shpenzimet e përgatitjeve deri në 80 ditë brenda gjashtë muajve, si dhe heqjen e shpenzimeve të një gare ndërkombëtare të vlefshme për pikë Olimpike.

Deri më tani, KOK ka një normë Olimpike me mundësin Egzon Shala dhe pesë norma që pritet të konfirmohen edhe zyrtarisht për sportistët e xhudos, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka e Akil Gjakova, që do të qojnë në gjashtë numrin e normave Olimpike.

Lojërat Olimpike Verore mbahen në Tokio të Japonisë prej 23 korrik – 8 gusht 2021.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]