Presidenti Hasani mori pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Federatës së Pingpongut të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Ping Pongut

E diel,  29 nëntor 2020

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ishte i pranishëm sot në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Pingpongut të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të bërë në Durrës të Shqipërisë, pikërisht në festën e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, krahas presidentëve të dy federatave, Jeton Beqiri (Kosovë) dhe Arben Meqaj (Shqipëri), morën pjesë edhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë, Viron Bezhani, ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Fitim Arifi dhe përgjegjësi për sport në Ministrinë e Sportit të Shqipërisë, Arjon Konomi.

Sipas njoftimit të të dyja federatave, marrëveshja bazohet në 9 pikat bazë të fushëveprimit të bashkëpunimit.

Në fjalën e tij, presidenti Hasani, duke uruar festën e Flamurit, përgëzoi të dyja federatat për nënshkrimin e këtij Memorandumi, si dhe shprehu përkrahjen e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Muaj më parë, u nënshkrua edhe marrëveshja ndërmjet Federatave të Basketbollit të Kosovës dhe Shqipërisë për një ligë të përbashkët, të quajtur “Liga Unike”.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]