Presidenti Besim Hasani: Kosova, storie e suksesit në Minsk 2019

E shtunë,  29 qershor 2019

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës ka komentuar pjesëmarrjen e ekipit të Kosovës në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019, në të cilat garuesit tanë mbyllën sot pjesëmarrjen.
Tri medalje, secila me ngjyrë tjetër, është bilanci i medaljeve të fituara nga ekipi ynë dhe të tria këto nga sporti i xhudos.
Majlinda Kelmendi fitoi të artën, Nora Gjakova, të argjendtën, ndërsa Loriana Kukat të bronztën. Këto medalje e kanë përfshirë Kosovën në mesin e 30 shteteve me më së shumti medalje të fituara nga 50 sosh.
“Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019 janë storie e suksesit, pasi kemi arritur tri medalje, por që edhe performanca e të tjerëve ishte mjaft e mirë. Në përgjithësi duhet të jemi të kënaqur, pasi jemi radhitur në mesin e 30 shteteve në Evropë, e dihet mirë se Evropa në Lojërat Olimpike janë kontinenti me më së shumti medalje”, ka thënë presidenti Hasani.
I pari i KOK-ut komentoi edhe garimin e sotëm të karateistit, Alvin Karaqi. “Në të gjitha garat ishte konkurrencë e jashtëzakonshme, e tillë ishte edhe tek Alvin Karaqi, i cili garoi me garuesit më të mirë në Evropë dhe botë. Ishte një moment fatal për të, kur humbi luftën e dytë në sekondën e fundit. Kjo nuk duhet ta dekurajojë as Alvinin dhe askë, pasi është pjesë e sportit. Kjo përvojë është me rëndësi të jashtëzakonshme për ta, sepse në të ardhmen do të përgatitjen edhe më mirë në aspekte të ndryshme, sepse pa i mundur më të mirët në botë nuk ka edhe medalje”, shtoi presidenti Hasani.
Ai theksoi se ka pritur tri medalje, sepse është befasi të mos kesh medalje nga xhudoja, suksesi i të cilëve ka marrë përmasa botërore.
Presidenti Hasani, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, kanë zhvilluar edhe takime tjera, derisa kanë ndarë medaljet edhe në disa ceremoni.
“Së bashku me sekretarin e përgjithshëm të KOK-ut po e përfaqësojmë Komitetin Olimpik brenda dhe jashtë, sepse këtu jemi për të kryer edhe punë tjera, jo vetëm të qenit shikues të ngjarjeve sportive, që normalisht kanë rëndësi të jashtëzakonshme. Kemi marrë pjesë në forume të ndryshme, si dhe jemi nderuar nga organizatori në ndarje të medaljeve. Po ashtu të gjithë presidentët e KO kemi qenë në Lozanë në inaugurimin e shtëpisë Olimpike Botërore në Lozanë. Atje pata rastin të takojë shumë presidentë të federatave ndërkombëtare dhe KO”, shtoi Hasani.
Ligji për Sponsorizim, përkatësisht amandamenti i votuar dje në Parlamentin e Kosovës dhe i cili i hap rrugë investimeve të biznesit në sport, duke iu llogaritur 30 për qind e tatimit në fitim, u komentua nga presidenti i Lëvizjes Olimpike në Kosovës.
“E thanë edhe deputetët se presioni ka qenë i jashtëzakonshëm, por besoj se nuk është vetëm presioni, të gjithë delegatët e kanë bërë me kënaqësi, sepse sporti është storia më e mirë, sporti po e ngre lartë shtetin e Kosovës. Faleminderit të gjithë deputetëve dhe atyre që kanë kontribuar që kjo të jetë në Rendin e Ditës dhe të miratohet, pasi do të shihen rezultatet në fushën e sportit”, u shpreh Hasani.
Në fund ai falënderoi Federatën e Xhudos së Kosovës me trajnerin Driton Kuka dhe gjithë medalistët që bënë krenarë Kosovën në Minsk, sportistët tjerë, ministrin Kujtim Gashi që ishte i pranishëm në Minsk, televizionin publik RTK për pasqyrim të ngjarjeve të garuesve tanë, sponsorët dhe gjithë ata që u ndien krenarë me ekipin që përfaqësoi shtetin e Kosovës.



Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: