Njeriu i parë i sportit në botë, presidenti Thomas Bach, vizitoi Era Shalën

E hënë,  13 janar 2020

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka vizituar sot skitaren tonë, Era Shala, e cila të shtunën theu këmbën e majtë gjatë përgatitjeve në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”.

Presidenti Bach zgjodhi restaurantin e Fshatit Olimpik për ta vizituar Erën, të cilës i uroi shërim të shpejtë, derisa i ndau një dhuratë modeste me rrathët Olimpik.

“Sa herë të kesh dhimbje shikoje këtë dhuratë. Uroj të shërohesh sa më shpejtë dhe kohën ta shfrytëzosh për t’u përgatitur për sezonin e dimrit dhe për Lojërat e ardhshme ndërkombëtare”, i tha Bach 16-vjeçares, Shala, duke u interesuar më pas për shëndetin dhe natyrën e lëndimit.

Era i dhuroi lule dhe një kartolinë të parit të sportit në botë.

“Do ta mbajë kartolinën në dhomë. Paq fat dhe gjithë të mirat në karrierë”, shtoi më tej Bach.

Nëse Erës nuk iu realizua ëndërra për të garuar në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj, iu realizua një ëndërr tjetër.

“Isha tejet e emocionuar. U ndjeva shumë krenare që më vizitoi njeriu i parë i sportit në botë. Nuk e kisha paramenduar kurrë një takim të tillë. Nga emocionet mezi arrija t’ia ktheja përgjigjet”, u shpreh Shala për faqen zyrtare të KOK-ut, “noc-kosovo.org”, duke treguar për fjalët që i mori nga presidenti Bach.

“Më pyeste se kur do të kthehem nga lëndimi, nëse kam dhimbje dhe më tha ta shikoja sa më shpesh dhuratën, sidomos kur ndjej dhimbje”, shtoi Shala.

Lëndimi i pësuar ia pamundësoi Erës garimin në LOD për të Rinj “Lozana 2020”. 

Shala u operua të shtunën në spitalin CHUV të Lozanës, ndërsa sot doli nga spitali.

Bach njihet si mik i Kosovës dhe njëri ndër më të merituarit që Komiteti Olimpik i Kosovës u pranua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, gjashtë vjet më parë.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: