Nis kursi teknik për trajnerët e shigjetarisë, niveli 2,  i mbështetur nga KOK-u

E martë,  03 maj 2022

Ka nisur sot niveli i dytë i kursit teknik për trajnerët e shigjetarisë, i cili po mbështetet nga Komiteti Olimpik i Kosovës, falë projektit të fituar në Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), si dhe bashkëpunimit me Federatën Botërore të Shigjetarisë.

Në kurs po ligjëron eksperti ndërkombëtar nga Greqia, Christos Karmoiris, ndërsa ligjëratat po i ndjekin 19 pjesëmarrës, dy prej të cilëve janë nga Shoqata Shqiptare e Harkut.

Ligjëratat po mbahen në ambientet e Holiday Resort në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Të pranishëm në hapje të kursit ishin edhe udhëheqësit e Akademisë Olimpike të Kosovës, Fitim Arifi e Diellza Kelmendi, të cilët folën për rëndësinë që ka vijimi i kurseve të tilla, derisa vlerësuan federatën për angazhimin dhe rëndësinë që po i japin ngritjes së kapaciteteve, respektivisht edukimit të trajnerëve.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Christos Karmoiris, i cili u shpreh i nderuar që iu dha mundësia për të ligjëruar edhe në Kosovë, duke kontribuar në ngritjen e cilësisë së shigjetarisë në vendin tonë.

Edhe kryetari i Federatës së Shigjetarisë së Kosovës, Agron Mala, falënderoi vijuesit e kursit, ekspertin dhe KOK-un, derisa iu uroi mbarësi dhe suksese.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]