Mijëra fëmijë shënuan sot Ditën Olimpike 2022

E premte,  17 qershor 2022

Mijëra fëmijë në mbarë Kosovën kanë shënuar sot edicionin e 11-të të Ditës Olimpike, që njëherit shënoi përfundimin e Javës Olimpike 2022 të nisur më 13 qershor 2022.

Komunat e Prishtinës, Gjilanit, Podujevës, Obiliqit dhe Hanit të Elezit, e kanë shënuar këtë ditë sot në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Federatën e Sportit Shkollorë të Kosovës, ndërsa komunat tjera do ta shënojnë javën e ardhshme.  Aktivitetet u mbajtën me fëmijët e klasave të gjashta.

Aktiviteti kryesor u mbajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me ç’rast hapjen e bënë presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku, të cilët i inkurajuan fëmijët që të merren sa më shumë me aktivitete sportive. Të pranishëm ishin edhe drejtues të Federatave Sportive, prindër të fëmijëve, arsimtarë etj.

Fëmijët praktikuan disiplinat e atletikës si vrapim 40 metra, kërcim së gjati dhe hedhje të gjyles. Aktiviteti u hijeshua edhe me vallet e Ansamblit “Bajram Curri”, ndërsa u lëshuan edhe balona me ngjyrë verdhë e kaltër në përkrahje të Ukrainës.

Në Prishtinë ishte paraparë të mbaheshin aktivitete edhe me fëmijët e klasave të pesta, por shkaku i reshjeve të shiut, aktiviteti u anulua. 

23 qershori është data kur zakonisht shënohet Dita Olimpike në mbarë botën, ditë kjo që përkon me themelimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ndërsa në Kosovë u mbajt më herët për shkak të pjesëmarrjes së ekipit tonë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022 që nisin javën e ardhshme.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]