Me arritjen e normës olimpike “Pekin 2022”, Arbi Pupovci realizoi ëndrrën e gjithë familjes

E mërkurë,  03 shkurt 2021

Arbi Pupovci është sportisti i parë nga vendi ynë që siguroi një normë olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022.

20-vjeçari nga Peja mblodhi pikët e mjaftueshme të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), për të fituar normën olimpike në disiplinën e sllallomit të skijimit alpin. Për ta fituar normën në këtë disiplinë duheshin pesë rezultate me pikë më pak se 160 në një garë.

Pupovci rezultatin e pestë e arriti javën e kaluar në Pamporovo të Bullgarisë, ku edhe u ngjit në podium si vendi i tretë. Paraprakisht mori pjesë në Borovets të Bullgarisë, në Kollashin të Malit të Zi, si dhe në Erzurum të Turqisë. Krahas Pamporovos, medaljen e bronztë e kishte fituar edhe në Erzurum, në dhjetor të vitit të kaluar.

“Është ndjenjë shumë e mirë. Jam shumë i lumtur që e arrita këtë synim. Nuk ishte aspak e lehtë, sepse është dashur të marrësh pjesë në gara dhe të përsëritësh rezultatet. Po ashtu në Borovets, kushtet ishin ekstrem të vështira, ndërsa në Pamporovo më mirë”, thotë Pupovci për Komitetin Olimpik të Kosovës.

Arbi rrjedh nga një familje, që gati tërë jetën ia ka kushtuar sportit të dimrit. Është fëmija i tretë. Babai i tij është Agim Pupovci, përzgjedhës i Kosovës në skitari. Vëllezërit e Arbit janë Taulanti, Dardani dhe Eordejti, ndërsa motra, Arba, e cila e shoqëroi në disa gara ndërkombëtare të këtij viti.

Dy vëllezërit më të mëdhenj, Taulanti dhe Dardani, e ndihmojnë Arbin në cilësinë e trajnerëve.

“Arritja e normës olimpike ka qenë ëndrra e gjithë familjes, andaj atyre dhe gjithë përkrahësve të mijë ua dedikoj këtë sukses”, shprehet garuesi i klubit Alpi të Pejës.

Misioni i radhës për Arbin është kampionatin botëror, i cili prej 8-21 shkurt 2021 mbahet në Cortina d’Ampezzo të Italisë, vend ky që në vitin 2026 bashkë me Milanon do të mirëpresin Lojërat Olimpike Dimërore.

“Në botëror synoj të kualifikohem për në garën kryesore në të dyja disiplinat, sllallom dhe sllallom të madh. Nëse e arrij këtë atëherë shpresoj të hyjë në top 50-she, që do të ishte sukses”.

Në botëror krahas Arbit, do të marrin pjesë edhe Albin Tahiri e Fiona Blaka Rusta.

Tahiri kishte përfaqësuar Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, në të pesë disiplinat e skijimit alpin. Edhe ai është duke garuar për të fituar normën.

Ekipi Olimpik i Kosovës nuk mund të marrë pjesë në Olimpiadë me dy garues të së njëjtës disiplinë. Një gjë e tillë mund të ndodh vetëm nëse ndonjëri prej skitarëve tanë ndodhen në top 30-she në disiplinë. “Meqë Arbi ka siguruar normën, Albini shkon në disiplinë tjetër”, ka thënë përzgjedhësi Agim Pupovci.

Tahiri pritet të fitojë normën olimpike në të pesë disiplinat, por në Olimpiadë me gjasë do të garojë në disiplinat më të shpejta si: super sllallom të madh, lëshim dhe kombinim alpin.

Pupovci krahas sllallomit synim e ka të fitojë normën edhe në sllallom të madh, ku po ashtu duhen pesë rezultate me pikë nën 160.

Normën olimpike po e kërkon edhe Fiona Blaka Rusta e Kiana Kryeziu në disiplinat sllallom dhe sllallom të madh, por që me rezultate janë ende larg.

Arbi, Albini e Fiona janë bursistë të KOK-ut për LOD Pekin 2022. Ata marrin bursë prej nëntorit të vitit 2019.

“Bursa më ka ndihmuar shumë, sidomos në përgatitje, ushtrime fizike, udhëtime etj”, deklaron Pupovci, i cili me ski ka filluar të stërvitet prej moshës 4-vjeçare.

Lojërat Olimpike Dimërore mbahen prej 4 deri më 20 shkurt 2022 në Pekin të Kinës.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]