Mbyllet me sukses programi elitë për shëndetin mendor dhe ripërtëritjen e performancës së lartë për trajnerë "Zëri i Trajnerit"

E hënë,  14 dhjetor 2020

Ka përfunduar me sukses trajnimi i parë ndërkombëtar për programin elitë për shëndetin mendor dhe ripërtëritjen e performancës së lartë për trajnerët sportivë në Kosovë "Zëri i Trajnerit".

Trajnimi u organizua nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe organizata australiane Optimization Hub, ndërsa u vijua nga trajnerë të shumtë të federatave sportive.

Në përgjithësi u mbajtën pesë sesione, të cilat u udhëhoqën nga trajnerët e Optimization Hub, Graziella Thake, Elda Gjoka, Ben Gollins, Mel Roche dhe Paul Hutch.

Trajnimin e vëzhgoi edhe presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, i cili duke falënderuar trajnerët e Optimization Hub dhe vijuesit e trajnimit, shprehu gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit me Optimization Hub, ndërsa inkurajoi vijuesit e seminarit që të gjitha njohuritë e reja të fituara nga këto sesione t’i bartin tek sportistët e tyre.

Në emër të Optimization Hub, foli drejtoresha e kësaj organizate Graziella Thake, e cila falënderoi trajnerët për vijimin e ligjërave, me theks të veçantë Elda Gjokën, për kontributin e çmuar të dhënë gjatë sesioneve.

Trajnerët shprehën falënderimin për KOK-un dhe Optimization Hub për mundësinë që u dhanë të marrin njohuri të reja dhe se si të motivojnë sportistët.

Muaj më parë, një trajnim i tillë ishte mbajtur edhe me 40 sportistët elitarë të Kosovës dhe Shpresat Olimpike 2020.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]com

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]