Mbledhja e ardhshme e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare mbahet në Prishtinë

E diel,  26 qershor 2022

Një lajm i mirë për Kosovën ka ardhur nga Orani i Algjerisë, ku po mbahen Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG), në mbledhjen e fundit, ka vendosur t’ia  besojë Komitetit Olimpik të Kosovës, organizimin e mbledhjes së ardhshme të Komitetit Ekzekutiv të ICMG-së.

Njoftimi është publikuar edhe në uebfaqen zyrtare të ICMG-së, ku thuhet se mbledhja e ardhshme do të mbahet në muajin dhjetor të këtij viti në Prishtinë.

 “Ky besim vjen edhe si rezultat i angazhimit tonë për të pasur rol të rëndësishëm në organizatat ndërkombëtare, siç janë edhe emërimi i stafit tonë në komisione të ICMG. Falënderoj Komitetin Ekzekutiv të ICMG-së për mundësinë e dhënë, për çka besoj se do të kemi një organizim shembull edhe për vendet tjera”, tha presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Kjo është hera e parë që KOK-ut i besohet një mbledhje e nivelit të tillë nga organizatat e mëdha ndërkombëtare sportive.

 

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Gjimnastikës e Kosovës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Agron Kuqi
E-mail: 

Federata e Skermës e Kosovës
Federata e Kick-Boxit e Kosovës

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e E'Sportit e Kosovës
Federata e Teqbollit e Kosovës
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: 

Federata e Sportit me Kuaj e Kosovës

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]