Majlinda Kelmendi dhe drejtuesit e federatave mbollën pemët e tyre në Ditën Olimpike

E martë,  23 qershor 2020

Pas zbulimit të Rrathëve Olimpikë para Shtëpisë së Sportit në Prishtinë, si dhe pritjeve në zyret e KOK-ut të ministres për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, dhe drejtuesve të federatave sportive, KOK dhe federatat mbollën pemët e tyre tek kampusi i Universitetit të Prishtinës.

Krahas drejtuesve të dhjetëra federatave sportive, pemën e tyre e mbollën edhe kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, kampionia e Evropës 2018 në xhudo, Nora Gjakova, dhe trajneri i tyre, Driton Kuka.

“Unë besoj që Majlinda, Nora, Toni, por edhe drejtuesit e tjerë do të jenë frymëzim për shumë sportistë, për shumë Shpresa Olimpike, që edhe ata një ditë ta kenë pemën e tyre me emrin e vet”, tha presidenti i KOK-ut, Besim Hasani.

Majlinda Kelmendi, vlerësoi lartë idenë e KOK-ut për mbjelljen e pemëve në shënimin e Ditës Olimpike.

“Mënyra se si ka zgjedhur KOK-u ta kremtoj këtë ditë është shumë e qëlluar, do të thotë secili nga ne ka mbjellur nga një pemë, e cila do të mbajë emrin e secilit. Lojërat Olimpke janë kujtimi më i mirë i jetës sime, kështu që sa herë që mblidhemi për diçka që ka të bëjë me Lëvizjen Olimpike, vij me shumë kënaqësi”, tha ndër të tjera Kelmendi, e cila shpreson që në këtë pemë do ta vë edhe medaljen e ardhshme Olimpike.

Trajneri i saj, Driton Kuka deklaroi se mbjellja e pemëve është një simbolikë shumë e mirë e KON-it, e përcjellur nga KOK-u, derisa foli edhe për Lojërat Olimpike Tokio 2020, të cilat shpreson se do t’i sjellin vendit tonë më shumë se një medalje.

Nora Gjakova, që pritet të përfaqësojë vendin në LO Tokio 2020 me normë, shpreson që kjo ditë do të frymëzojë të rinjtë që të merren sa më shumë me sport, dhe se një ditë të marrin pjesë në Lojërat Olimpike.

Pemë mbolli edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, drejtues të Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, Këshilli Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport, Sponsorë të KOK-ut, etj.

Para mbjelljes së pemëve, KOK nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës. Memorandumi u nënshkrua nga presidenti i KOK-ut, Besim Hasani dhe rektori i UP-së, Marjan Dema.

Memorandumi përmban mbjelljen e drunjëve, të cilët do t’ia shtojnë gjelbërimin Komunës së Prishtinës.

Na ndiqni

Video

Federatat

Federata e Sportit me Kuaj

Kryetar: Fehmi Fetahi
E-mail:

 

Sekretare: Arta Kokollari
E-mail: [email protected]

 

Federata e Parkuorit e Kosovës

Kryetar: Berat Mavriqi
Tel
E-mail: [email protected]

 

Federata e Kick-Boxit

E-mail: [email protected]

Kryetar: Fatmir Makolli
Mob: +383 44 209 292
E-mail:


Sekretar gjeneral: Nuhi Paçarizi
Mob: +383 44 201 305
E-mail:

Federata e Pentatllonit Modern

Kryetar: Jahë Sahiti
E-mail: [email protected]

Federata e Gjimnastikës

[email protected]


Kryetar, Besim Halilaj
Tel. +383 44 243 636
E-mail, [email protected]


Sekretar i përgjithshëm: Amir Tahiraga
Tel. +383 44 145 009
E-mail, [email protected]

Federata e Bejsbollit dhe Softbollit

Kryetar: Taulant Devolli
E-mail: [email protected]
Tel:


Sekretar i pergjithëshem: Pal Bala
E-mail: [email protected]
Tel: